☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 86.88 ▼5.92%
ARI 4,560 ▲3.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,604 ▲ +0.73% ETH $2,187 ▲ +1.32% XRP $1.4295 ▲ +0.79% SOL $92.7100 ▲ +1%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 86.88 ▼5.92 % ARI 4,560 ▲3.59 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 86.88 ▼5.92 % ARI 4,560 ▲3.59 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Federica Mogherini synon të përfshihet plotësisht në punën e Komisionit

mogherini-566x350Shefja e re e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini synon të luajë rolin e saj të plotë si zëvendëspresidente e Komisionit, brenda të cilit ajo do të jetë socialistja më e vlerësuar.
“Kam si qëllim të marr pjesë në të gjitha takimet e Komisionit (…) objektivi është i qartë, do të jem përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe zëvendëspresidente e Komisionit ku do t’i ndjek nga afër të gjitha çështjet”, theksoi Mogherini, ministrja aktuale italiane e Punëve të Jashtme, emëruar dy ditë më parë në krye të diplomacisë evropiane, në një intervistë të publikuar sot nga ”Corriere della Sera”.
“Shtoj që do të bëj diçka tjetër: në Komision, jam përfaqësuesja socialiste më e vlerësuar dhe kam si synim të luaj një rol politik”, shtoi ministrja, anëtare e Partisë Demokrate (e majtë, në pushtet).
Duke iu përgjigjur kritikave në lidhje me mungesën e eksperiencës, ministrja italiane, 41 vjeçe, nënvizoi se ishte marrë që prej 20 vitesh vetëm me çështje ndërkombëtare dhe evropiane.
Ajo siguroi se kishte një rrjet të gjërë kontaktesh jashtë vendit. ”Nuk bëhet fjalë për ish-kryeministra apo ish-ministra, por ndoshta për kryeministra të ardhshëm dhe shumë ministra dhe ministre në detyrë”, shtoi Mogherini.
Pyetur për situatën në Ukrainë, ministrja italiane theksoi se ”presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka respektuar kurrë angazhimet e ndërmarra në raste të ndryshme dhe që Kremlini reagon kundër interesave të popullit të tij”.
“Është në interes të Ukrainës, Evropës dhe Rusisë që kriza të ketë një zgjidhje politike dhe jo një zgjidhje ushtarake, që thjesht nuk ekziston”, shtoi ajo

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.