☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,192 ▼ -3.66% ETH $1,989 ▼ -3.44% XRP $1.3220 ▼ -2.77% SOL $82.8900 ▼ -3.92%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Femrat “shefe”, kryesojnë Tirana dhe Lezha

Qarku i Tiranës dhe Lezhës rezultuan me përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat. Sipas të dhënave të INSTAT femrat zotërojnë 26,8 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 31,3 % gjatë vitit 2015.

Në qarkun e Tiranës femrat drejtojnë më shumë se 32 për qind të bizneseve, ndërsa në qarkun e Lezhës 30 për qind e bizneseve drejtoheshin nga femrat më 2016.

Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të femrave në vendimmarrje, me 43,5 %.

Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 92,7 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat.

Megjithatë, femrat drejtojnë 19,2 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar nga 20,4 % që drejtonin këtë grup gjatë vitit 2015.

Sipas raportit të Hendekut Global Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj me 8 vende krahasuar me një vit më parë, duke u listuar 62-a nga 144 vende të cilat janë marrë në konsideratë. Por, renditja vijon të jetë  më keq se në 2006-ën kur Shqipëria renditej në venin e 61.

Ky indeks mbështet në katër shtylla bazë, në pjesëmarrjen në ekonomi, nivelin arsimor, shëndetin dhe pushtetin në politikë, ku në këtë të fundit ka renditjen më të mirë, e 53-a në botë.

Krahasuar me vitet ’90, ku pjesëmarrja e grave në forcën punëtore ishte rreth 53%. Sot ky tregues përllogaritet rreth 55.1%, sipas të dhënave të iNSTAT.

Po sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, bizneset me pronare femra në rang global  përbëjnë rreth 12.5% të totalit. Ndërsa firmat që drejtueset (menaxheret e larta) i kanë femra janë vetëm  11.7% e totalit.  Në Europë, 1 nga 3 gra ka pozicion drejtues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.