Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,549 ▲ +0.11% ETH $2,151 ▼ -0.05% XRP $1.4444 ▼ -0.8% SOL $89.9500 ▲ +0.58%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Fermerët e Dumresë heqin dorë nga mbjellja e duhanit, shkak monopoli

Zona e Dumresë, e njohur si prodhuesja më e madhe e duhanit në vend, duket se nuk do të jetë për shumë kohë e tillë.

Sapo ka përfunduar procesi i mbjelljes së duhanit dhe ajo që vihet re është fakti se këtë vit fermerët kanë mbjellë 50 përqind më pak dhe sikur të mos mjaftonte kjo, fermerët ende nuk kanë marrë paratë për duhanin e shitur 5 muaj më parë.

Pas protestave të shumta dhe disa takimeve në Ministri, fermerët e Dumresë nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për të vetmen kërkesë të tyre; heqjen e monopolit në grumbullimin e duhanit.

Çdo vit ata përballen me ulje të çmimit të shitjes, të cilin kompania e vetme e licencuar për grumbullimin e duhanit e vendos sipas interesave të saj. Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e fermerëve të Dumresë të heqin dorë nga kultivimi i duhanit dhe të mendojnë për mënyra të tjera jetese.

Një vit më parë një sasi e madhe duhani, të cilët fermerët nuk pranuan ta jepnin me çmimin qesharak të propozuar nga kompania, u kalb nëpër magazina duke e çuar dëm mundin e një viti të tërë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.