☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,113 ▼ -4.23% ETH $1,989 ▼ -4.06% XRP $1.3231 ▼ -3.33% SOL $82.6000 ▼ -4.9%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Fier: Nis puna për rikonstruksionin e Bulevardit “Jakov Xoxa”

 vlcsnap-2014-08-06-04h21m57s135Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, përmes një konference shtypi, bëri të ditur nisjen e punimeve për zbatimin e projektit për rikonstruksionin e bulevardit “Jakov Xoxa”.
Ky projekt që kap vlerën financiare rreth 204 205 812 lekë dhe që financohet nga qeveria shqiptare është një nga projektet më të mëdha në fushën e planifikimit urban dhe synon krijimin e një ambienti dhe infrastrukture moderne, duke i dhënë pjesës veriore të qytetit fytyrën bashkëkohore.
Puna ka nisur që në orët e para të mëngjesit me spostimin e linjave kabllore dhe prerjen e pemëve. Kompania zbatuese po punon me ritme të shpejta me qëllim përfundimin e kësaj pedonaleje, punime të cilat janë planifikuar për një afat kohor 6 mujor.
“Ky projekt synon në disa drejtime kryesore, ku përfshihet jo vetëm përsosja e infrastrukturës, por edhe ana funksionale, ajo estetike, përmirësimi i qarkullimit dhe mbrojtja mjedisore”, tha Zeqaj.
Kryetari i Bashkisë Fier  Baftjar Zeqaj Foto Rrapo IsufajSipas tij, projekti do të zgjidhë përfundimisht problemin e shtrirjes së kabujve, të cilët vareshin si rrjetë merimange mbi qytet, nëpërmjet sistemimit të nëndheshëm. Ai do të kufizojë lëvizjen e mjeteve motorrike dhe do të ndërtohet një korsi për kalimin e biçikletave. Fasadat e ndërtesave jo vetëm do të suvatohen e lyhen sipas një plani, por në to do të përshtaten edhe vepra të artit pamor duke e shndërruar këtë peisazhin pranë kësaj shëtitoreje në një vlerë sa kulturore aq dhe relaksuese.
“Do të jetë një bulevard model jo vetëm për qytetin e Fierit, por më gjerë” , u shpreh Zeqaj.
Projekti për rikonstruksionin e bulevardit”Jakov Xoxa”  Fier Foto Rrapo IsufajBulevardi “Jakov Xoxa” është një nga shëtitoret themeluese të qytetit. Tashmë, pas përfundimit të tij, qytetarët e Fierit do të shijojnë më shumë dhe në mënyrë më të qytetëruar nëpërmjet xhirove të mbrëmjes ajrin, frymëmarrjen bukuritë e qytetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.