Kosova

FIFA publikon renditjen e re, ja ku ndodhet Kosova dhe Shqipëria

FIFA publikoi sot renditjen e re të Kombëtareve, ku Kosova edhe zyrtarisht është bërë pjesë e kësaj renditje.

Ajo është renditur si Kombëtarja e 190 pas fitores në ndeshjen e parë kundër ishujve faroe, nga 211 anëtare sa numëron në përgjithësi FIFA.

Pas pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, Shqipëria është ngritur për 5 pozita në renditjen mujore të FIFA-së.

Kuqezinjtë kanë qenë në pozitën e 42-të në muajin qershor, ndërsa tani janë ngritur në pozitën 37.

Ndërsa në vendin e parë vazhdon të jetë Argjentina e ndjekur nga Belgjika, ndërsa fituesja e Euro 2016 Portugalia është në vendin e 6-të.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button