Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.19 ▲0.96%
ARI 4,524 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,233 ▲ +0.51% ETH $2,164 ▲ +0.06% XRP $1.4121 ▼ -0.66% SOL $91.6300 ▲ +0.16%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.19 ▲0.96 % ARI 4,524 ▼0.62 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.19 ▲0.96 % ARI 4,524 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Fillon trajnimi për 6 392 profesionistë të shërbimit parësor shëndetësor

Ministri-i-Shendetesise-Ilir-Beqaj-ne-spitalin-Shfeqet-Ndroqi1-579x350Ka nisur këtë javë kursi i parë 5-ditor i trajnimit me mjekë e punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor nga rrethet e Lezhës, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Kukësit, i cili u përshëndet sot nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Cikli i trajnimit, i cili do të vazhdojë edhe në javën në vijim  nga data 29 korrik – 2 gusht me trajnimin ne dy qarqe, të Korcës dhe Fierit, shënon edhe hapin e parë të zbatimit në terren të Paketës së Kontrollit Bazë Falas të Popullatës 40-65 vjeç të miratuar nga Qeveria Shqiptare.

Siç është njoftuar tashmë, kjo Paketë synon kotrollin e disa sëmundjeve kronike që më shumë prekin këtë grup-moshë të popullatës shqiptare. Ajo përmban ekzaminime dhe vlerësime mjekësore sipas listës në vijim: vlerësime për depresionin dhe stresin, ekzaminime për diabetin tipi 2, ekzaminime për hipertensionin arterial, ekzaminime për sëmundjet kardiovaskulare të zemrës dhe ekzaminimi i EKG-së, ekzaminime laboratorike në shërbim të mjekësisë familjare,promovimi i stilit të jetesës (vlerësimi për ushqyerjen, aktivitetin fizik, alkolin dhe duhanin).
“Për ne është sfidë shumë e madhe, është një nga tre prioritetet kryesore që kemi në programin e shëndetësisë këto 4 vjet,” tha ministri Beqaj, duke theksuar se ky proces i sapofilluar trajnimi “është elementi i parë real drejt mbulimit universal dhe është ndoshta edhe përpjekja serioze për të patur një qasje të re për të vendosur në qendër të sistemit qytetarin, që ende nuk është pacient: të shëndetshmin, që ende nuk është diagnostikuar si i sëmurë”.

Me qëllim njohjen dhe zbatimin efikas të shërbimeve shëndetësore lidhur me këtë paketë, Ministria e Shëndetësisë do të organizojë dhe mbështesë nje proçes trajnimi për 6 392 mjekët dhe infermieret e familjes që shërbejne në kujdesin shëndetësor parësor në të gjithë vëndin. Nga ky trajnim do të përjashtohen personeli mjekësor specialist që shërben në kujdesin e shërbimit parësor (si p.sh., konsultoret e fëmijëve/grave, mjekët specialistë etj). Ky proçes do të nisë me trajnimin e trajnerëve mbi baza rajonale, nëpërmjet të cilëve ministria e Shëndetësisë më pas do ta shtrijnë në kaskadë për të gjithë personelin shëndetësor në kujdesin parësor. Ekipet e trajnerëve do të përzgjidhen në bazë qarku, duke mbuluar të gjithë rrethet e çdo qarku, ku çdo ekip do të përbëhet nga mjekë dhe infermierë. Numri total i trajnerëve do të jetë 100.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.