Finalja në “Fadil Vokrri”, Asllani ndez sfidën me Turqinë: Do ta kallim stadiumin!
Kosova e luan në Prishtinë finalen e Play-off-it të Botërorit. Pret një skuadër të fortë si Turqia, por me ndihmën e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri” mund të realizojë ëndrrën e Kupës së Botës.
Fisnik Asllani, sulmuesi që shënoi ndaj Sllovakisë dhe një nga pikat më të forta të formacionit të trajnerit Franko Foda, premton spektakël mbrëmjen e 31 marsit. Ylli i “Dardanëve” dhe Hoffenheim në Gjermani, beson se atmosfera e zjarrtë do ta ndihmojë Kosovën të kualifikohet.
“Krejt golat kanë qenë shumë me rëndësi, por jam shumë i lumtur që kam shënuar prapë. Shyqyr që së pari e kemi fituar lojën. Besoj që do ta kallim stadiumin me Turqinë. Do të jetë një lojë shumë e vështirë. Secila ndeshje deri tani ka qenë, por besoj që kemi me dhënë maksimumin dhe të shohim në fund rezultatet.
Shanset janë aty, në përgjithësi ndeshjet me kombëtaret nuk janë të lehta. Besoj që ka me qenë një ndeshje e vështirë edhe për ata, por të shohim”, – ka thënë sulmuesi për shtypin kosovar pas fitores në Sllovaki.
Sfida mes Kosovës dhe Turqisë luhet ditën e martë, duke filluar nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Dardanët” janë shumë afër mrekullisë.
The post Finalja në “Fadil Vokrri”, Asllani ndez sfidën me Turqinë: Do ta kallim stadiumin! appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.