☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▼0.34%
DOW 52,334 ▼0.27%
NASDAQ 26,211 ▼1.28%
NAFTA 101.13 ▼1.61%
ARI 4,030 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,416 ▼ -0.12% ETH $2,328 ▲ +0.02% XRP $1.2916 ▼ -1.49% SOL $100.7700 ▲ +0.22%
S&P 500 7,718 ▼0.34 % DOW 52,334 ▼0.27 % NASDAQ 26,211 ▼1.28 % NAFTA 101.13 ▼1.61 % ARI 4,030 ▼0.53 % S&P 500 7,718 ▼0.34 % DOW 52,334 ▼0.27 % NASDAQ 26,211 ▼1.28 % NAFTA 101.13 ▼1.61 % ARI 4,030 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Financa: Për ish të përndjekurit politikë, skemë e re për pagesën e trashëgimtarëve

Gjatë vitit 2018 qeveria ka parashikuar për pagesën e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politik një fond prej 2 miliardë lekë, ose 0.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa po diskutohet zbatimi i një skeme të re për pagesën e dëmshpërblimit për trashëgimtarët.

Politika e qeverisë e ndjekur për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist vendosi si prioritet pagesën e e dëmeve për të përndjekurit që janë ende gjallë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi në fillim të kësaj jave se brenda vitit 2017 ka përfunduar pagesa e këstit të tetë që përbën edhe këstin e fundit për ish të përndjekurit politik që janë ende gjallë, ndërsa informoi se qeveria do të hartojë një politikë të re për dëmshpërblimin e trashëgimtarëve.

“Qeveria ka një këndvështrim të ri që do t’a paraqesë në Parlament për përfituesit trashëgimtarë. Ka një debat mbi logjikën se kush përfiton. Ka një debat të shëndetshëm që përcakton logjikën që do të përdoret për trashëgimtarët e niveleve të ndryshme”, tha ministri.

Gjatë vitit 2017 në total është miratuar një fond prej 8.15 miliardë lekë dhe janë disbursuar 8.07 miliardë lekë për pagesën e dëmshpërblimeve të ish të përndjekurve politike gjatë regjimit komunist.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.