☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

“Përdorimi i dronëve, me leje”-Aviacioni Civil, draft-rregullore: Synohen qiej më të sigurt

Të gjithë personat që kanë në përdorim dronë do të duhet të pajisen me një leje të posaçme. Autoriteti i Aviacionit Civil është duke draftuar rregulloren për këto pajisje, e cila do të synojë rregullimin e këtij aktiviteti për qiej më të sigurt. Dokumenti është në fazë diskutimesh dhe ende nuk janë përcaktuar detajet që do të ndiqen, por referuar rregulloreve të Bashkimit Evropian, marrja e këtyre lejeve nuk njeh kufizim, por thjesht synon regjistrimin e personave që i kanë në përdorim këto pajisje.

Gjithashtu, rregulloret e BE-së përcaktojnë edhe vende, ku është i kufizuar përdorimi i dronëve sikurse mund të jenë aeroportet apo zona ushtarake. Pajisja me leje nuk parashikon tarifa aplikimi, çka sugjeron se ky proces do të jetë falas. Ndërkaq, duke marrë në konsideratë rregullimin e këtij aktivitetit në vendin tonë, Autoriteti i Aviacionit Civil do të ofrojë një kurs falas mbi konceptet bazë për mjetet e vogla të fluturimit.

Ai mundësohet nga një prej universiteteve, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga data 22 janar deri në 4 shkurt dhe do të shpjegojë gjithçka përdoruesit e rinj duhet të dinë për të operuar në mënyrë të sigurt dronet e tyre. Pjesëmarrësit do të mësojnë në lidhje me pajisjet, hapësirën ajrore, kërkesat ligjore dhe veglat e planifikimit të fluturimit. Shqipëria është ndër të paktat vende në rajon, që nuk kanë ende një rregullore për përdorimin e këtyre pajisjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.