☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.16 ▼3.18%
ARI 4,748 ▲1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,652 ▲ +1.85% ETH $2,133 ▲ +3.67% XRP $1.3551 ▲ +2.43% SOL $83.7600 ▲ +0.59%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.16 ▼3.18 % ARI 4,748 ▲1.47 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.16 ▼3.18 % ARI 4,748 ▲1.47 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Financat: Vonesat e pagave buxhetore, shkak mosparaqitja e urdhërshpenzimeve nga disa institucione

Sipas Ministrisë së Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit është përgjegjëse për realizimin e pagesave në mënyrë të centralizuar, nëpërmjet sistemit informatik financiar të qeverisë. Për të zbatuar këtë detyrë DPTH aprovon shpenzimin në zbatim të kërkesave të kontrollit që burojnë nga aktet ligjore dhe nënligjore. Në zbatim të urdhrit të Ministrit, DPTH autorizon pagesën e pagave, vetëm nëse shoqërohet së bashku me deklaratën e pagesës së sigurimeve shoqërore.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është angazhuar në terma konkretë, duke realizuar një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohësisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, po në bazë të këtij Udhëzimi, siguron zbatimin me rigorozitet të këtij rregulli të ri që prej muajit tetor 2019.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron qytetarët shqiptarë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, brenda hapësirave që lejon ligji, që çështje të kësaj natyre të mos cenojnë në asnjë formë ecurinë e buxhetit të shtetit dhe qëndrueshmërinë e indikatorëve bazë të ekonomisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.