☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,565 ▲ +2.47% ETH $2,372 ▲ +3% XRP $1.3304 ▲ +2.92% SOL $103.2000 ▲ +3.88%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Shenjtërimi i Nënë Terezës, SHBA dhe BE: Trashgëmia e saj duhet të na frymëzojë

Sot kremtohet një nga datat më të rëndësishme për figurën e Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, dita kur ajo u shpall shenjtore nga papa Françesku, duke u bërë Shën Tereza e Kalkutës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri përcollën mesazhe nderimi për figurën e saj dhe humanizmin që ajo la pas.

Ambasadorja e BE, Sofia Moreira de Sousa, në mesazhin e saj vuri në pah vlerat e humanizmit, solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes.

“Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, shkruan ambasadorja, duke sjellë në vëmendje një prej mesazheve më të njohura të Nënë Terezës.

Moreira de Sousa thekson se në Shqipëri, si atdheu i Nënë Terezës, mesazhi i saj merr një kuptim të veçantë.

Ajo shkruan se trashëgimia e Nënë Terezës duhet të shërbejë si frymëzim për të gjithë, përmes shërbimit me humanizëm, mbështetjes ndaj njerëzve dhe përpjekjes së përditshme për mbrojtjen e dinjitetit dhe solidaritetit.

Sipas ambasadores së BE-së, këto vlera lidhen ngushtë edhe me parimet mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian.

“Këtu në Shqipëri, në atdheun e Nënë Terezës, mesazhi i saj ndihet veçanërisht i afërt. Sot nderojmë një trashëgimi që duhet të na frymëzojë të gjithëve: të shërbejmë me humanizëm, t’u qëndrojmë pranë njerëzve dhe të punojmë çdo ditë për të mbrojtur dinjitetin, solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen, vlera që qëndrojnë në themel të Bashkimit Evropian,” shkruan Moreira de Sousa.

Nga ana tjetër, ambasada amerikane shkruan se Nënë Tereza ia kushtoi jetën më të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke përcjellë një mesazh mbi vlerën e shërbimit ndaj të tjerëve.

“Sot, kujtojmë shenjtërimin e Nënë Terezës, një grua që ia kushtoi jetën e saj më të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke i kujtuar botës se madhështia gjendet te shërbimi, jo te statusi. Siç ka thënë Presidenti Trump, ajo “përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne”, shkruan ambasada amerikane.

Më 4 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, papa Françesku drejtoi Meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Ceremonia u zhvillua në kuadër të Jubileut të Mëshirës dhe mblodhi më shumë se 120 mijë besimtarë, mes tyre edhe shumë shqiptarë, duke reflektuar lidhjen e veçantë të komunitetit shqiptar me figurën e shenjtores.

Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore nga papa Françesku duke njohur dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.