☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,498 ▼1.42%
DOW 46,002 ▼0.92%
NASDAQ 21,505 ▼1.94%
NAFTA 95.24 ▲5.45%
ARI 4,383 ▼3.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,463 ▼ -3.41% ETH $2,049 ▼ -5.4% XRP $1.3416 ▼ -4.98% SOL $86.5000 ▼ -5.77%
S&P 500 6,498 ▼1.42 % DOW 46,002 ▼0.92 % NASDAQ 21,505 ▼1.94 % NAFTA 95.24 ▲5.45 % ARI 4,383 ▼3.72 % S&P 500 6,498 ▼1.42 % DOW 46,002 ▼0.92 % NASDAQ 21,505 ▼1.94 % NAFTA 95.24 ▲5.45 % ARI 4,383 ▼3.72 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Fitimi i BSH-së në Buxhet më i ulti që nga viti 1993

banka e shqiperiseOpen Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi nivelin e fitimit të transferuar nga Banka e Shqipërisë në buxhetin e shtetit në vitin 2014 dhe parashikimet për vitin 2015. Banka e Shqipërisë është banka qendrore e vendit tonë, dhe vepron në bazë të dispozitave të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997. Ajo është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj.

Kapitali i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga fondi i themelimit, i cili është 750 milionë lekë dhe fondi i rezervës së përgjithshme, që është 500% i fondit të themelimit. Fitimi neto i Bankës së Shqipërisë llogaritet pasi të zbriten nga të ardhurat, shpenzimet e bëra për vitin financiar në fjalë. 25% e këtij fitimi kalon në fondin e rezervës së përgjithshme ndërsa pjesa tjetër e mbetur nga fitimi neto do të përdoret për të kompensuar letrat me vlerë që i janë dhënë Bankës së Shqipërisë. Fitimi neto, që mbetet pasi bëhen zbritje fondi i rezervës së përgjithshme dhe kompensimet e lartpërmendura, kalon në të ardhurat e buxhetit të shtetit brenda katër muajsh pas mbylljes së vitit financiar.

Në vitin 2014, Banka e Shqipërisë ka transferuar në buxhetin e shtetit 1,9 miliard lekë, rreth 58% më pak se në vitin 2013. Për vitin 2015, është parashikuar që në buxhetin e shtetit do të transferohen nga fitimi i Bankës së Shqipërisë vetëm 62 milion lekë. Kjo është dhe vlera më e vogël e fitimit të Bankës së Shqipërisë të parashikuar për tu transferuar në buxhetin e shtetit që prej vitit 1993.

Parashikimet e këtij viti, si dhe ato për vitin 2016-2017 janë nën nivelin e pritshëm të këtij zëri në Kuadrin Makroekonomik dhe Fiskal 2015-2017. Fitimi i transferuar nga Banka e Shqipërisë në buxhetin e shtetit zë një pjesë të vogël të të ardhurave totale buxhetore. Në vitin 2014, fitimi i transferuar në buxhet kishte një peshë prej 0.53% ndaj totalit të të ardhurave buxhetore. Kjo vlerë prej 0.53% përfaqëson dhe peshën më të ulët që ka zënë fitimi i transferuar nga Banka e Shqipërisë në buxhet që prej vitit 1993. Në vitin 2015, është parashikuar që kjo peshë të jetë akoma dhe më e papërfillshme, me vetëm 0.015% të totalit të të ardhurave buxhetore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.