☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.81 ▼0.07%
ARI 4,593 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,609 ▲ +0.3% ETH $2,061 ▲ +0.85% XRP $1.3252 ▼ -1.95% SOL $83.3900 ▼ -0.19%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.81 ▼0.07 % ARI 4,593 ▲0.77 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.81 ▼0.07 % ARI 4,593 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Fitojnë” infermierët, Gjykata Administrative pezullon testimin. Beqaj: Procesi do shtyhet

Gjykata Administrative vendosi të pezullojë testimin e Ministrisë së Shëndetësisë për infermierët. Pezullimi do të jetë në fuqi deri në gjykimin e çështjes në themel. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Alkelina Gazidede, e cila vendosi pezullimin e përkohshëm të testimit, deri në një vendim të dytë pas shqyrtimit të çështjes.

infermierMes ministrisë së Shëndetësisë dhe infermierëve prej kohësh ka nisur një përplasje. Ministria kërkon që të gjithë infermierët të futen në testim, ndërsa këta të fundit e konsiderojnë si të jashtëligjshëm procesin. Si pasojë e kësaj, Urdhri i Infermiereve Shqiptar, depozitoi padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar shfuqizimin e urdhrit për zhvillimin e testimit dhe pezullimin e zbatimit të urdhrit, për zhvillimin e procesit të vlerësimit në kujdesin spitalor, deri në përfundim të gjykimit të çështjes.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, kreu i shëndetësisë Ilir Beqaj tha se procedurat e testimit do të ‘ngrijnë’ deri sa gjykata të shprehet në themel. Ministri vazhdon të ngulmojë në kryerjen e testimit. “Procedurat e testimit do të ‘ngrijnë’ për aq kohë se gjykata të shprehet në themel për ankimimin e urdhrit. Kemi vendosur që ta shtyjmë testimin. Protestat e infermierëve janë të paligjshme, peticioni i djeshëm nuk është i saktë. Në të ekzistojnë 7 emra të njëjtë”, tha Beqaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.