☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.04 ▲1.64%
ARI 4,700 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,260 ▲ +0.95% ETH $2,112 ▲ +2.44% XRP $1.3419 ▲ +1.27% SOL $83.6600 ▲ +0.31%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.04 ▲1.64 % ARI 4,700 ▲0.46 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.04 ▲1.64 % ARI 4,700 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Flamuri palestinez ngrihet në OKB

Është ngritur për herë të parë flamuri palestinez në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, pavarësisht kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe 6 shteteve të tjera.

Por ajo çka ka zgjuar tension ishte deklarata e fundit e presidentit palestinez, Mahmud Abbas, i cili tha se nuk e sheh të arsyeshme  që të respektojë marrëveshjen e Oslos. Kjo është ujdia e cila  shërben si baza për zgjidhjen e konfliktit izraelito- palestinez.  Abbas pretendon se Jerusalemi e ka shkelur jo vetëm marrëveshjen e Oslos por të gjitha paktet. Sipas Mahmud Abbas, nuk ka asnjë arsye që palestinezët te mbeten besnik ndaj tyre për sa kohë që izraelitët nuk janë.

Fjalimi i tij në Asamble është mbajtur në sfondin e një zhgënjimi në rritje në mesin e shumë palestinezëve për shkak të paralizës së negociatave për paqe me Izraelin, konfliktit më të zgjatur e ndërlikuar të Kombeve të Bashkuara që nga themelimi i tyre 70 vite më pare.

Popullariteti i Abbas ka rënë për këtë arsye, ndaj tre vitet e fundit vihet re edhe më shumë  këmbëngulja e tij që ndërkombëtarët të njohin shtetin palestinez, si strategji për të rritur edhe presionin ndaj Izraelit. Por, duket se këto kërkesa nuk janë në fokusin e liderëve, të cilët janë kthyer nga konflikti sirian dhe mposhtja e ekstremizmit.

Megjithatë thuajse një muaj më parë, Asambleja e Përgjithshme votoi me shumicë dërrmuese duke lejuar flamurin palestinez të ngrihej  në selinë e Kombeve të Bashkuara, një hap simbolik ky që nga ana tjetër zemëroi izraelitët, të cilët e quajtën atë “një gjest cinik që nuk ndihmon aspak për të çuar përpara procesin e paqes”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.