☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 06 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,914 ▲ +0.29% ETH $2,490 ▲ +1.46% XRP $1.4206 ▲ +1.67% SOL $103.7500 ▲ +2.05%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
06 Sep 2026
Breaking
roze

Flet i dashuri 20 vjet më i ri i vajzës së Brigitte Macron: E kemi seriozisht

“Nuk është një aventurë verore. Është dashuri, është serioze dhe kemi plane për të ardhmen.” Me këto fjalë, 22-vjeçari Antoine Lecomte përshkruan marrëdhënien e tij me Tiphaine Auzière, vajzën 42-vjeçare të Brigitte Macron.

Kitesurferi dhe sipërmarrësi i ri pohon se mosha nuk është pengesë për çiftin dhe se ajo që ka rëndësi është lidhja që kanë mes tyre: “Mosha nuk ka rëndësi kur je i dashuruar. Tiphaine mund të jetë 20 vjet më e madhe se unë, por ajo është argëtuese, emocionuese dhe plot gëzim për jetën”, tha ai për Daily Mail.

Antoine zbuloi se fillimisht nuk e dinte identitetin e gruas që kishte përballë kur ajo shkoi për mësime surfi në “Le Touquet”, ku ai është aktiv profesionalisht: “Ajo erdhi për disa mësime në fillim të verës. Ne shkuam mirë dhe ajo u kthye disa herë. Pastaj u takuam në një festë ku isha i ftuar. Nuk e kisha idenë se ajo ishte vajza e Brigitte Macron. E zbulova më vonë. Nuk më prek mua, sepse ajo që ka rëndësi është që ne të shkojmë mirë dhe ta bëjmë njëri-tjetrin të lumtur”, – theksoi ai.

Ai pranoi se pas publikimit të lidhjes së tyre, lexoi shumë për të dhe Tiphaine, por theksoi se publiciteti nuk ndryshoi asgjë mes tyre.

“Është diçka serioze. Nuk është një lidhje verore. Kemi shumë plane së bashku”, – vuri në dukje ai, duke zbuluar se çifti madje po planifikon hapa të përbashkët profesionalë. “Ajo është avokate dhe unë duhet të zhvilloj profesionin tim në Sri Lanka. Do të udhëtojmë së bashku dhe shpresoj që biznesi im të bëhet edhe më i fortë”, – tha ai.

22-vjeçari tha gjithashtu se prindërit e tij janë në dijeni të marrëdhënies dhe janë pozitivë dhe se nuk është i shqetësuar për vëmendjen që ka tërhequr partnerja e tij e re.

“Njerëzit nuk na trajtojnë ndryshe. Qeshim shumë së bashku, ndihmojmë njëri-tjetrin dhe shijojmë kohën që kalojmë së bashku”, – tha ai.

Kur u pyet se çfarë e tërhoqi më shumë tek Tiphaine, ai shmangu dhënien e detajeve, duke thënë me një buzëqeshje: “Më pyet shumë. Nuk mund t’ju tregoj gjithçka për ne, por mund t’ju them se jemi të lumtur dhe të dashuruar”. ©LAPSI.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.