☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,858 ▲ +0.07% ETH $2,481 ▲ +1.1% XRP $1.4203 ▲ +1.37% SOL $103.8100 ▲ +1.97%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Kujtim Ibraj foli për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të rëndë për familjen dhe zonën. Ibraj, i cili tha se është vetë nga ajo zonë, theksoi se familja Bardhi ka humbur tre familjarë gjatë tre viteve të fundit, duke ngritur shqetësime të forta për sigurinë dhe mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit.

Sipas tij, institucionet ligjzbatuese duhet të veprojnë me shpejtësi për të zbardhur vrasjen dhe për të parandaluar humbje të tjera jete.

“Është një ngjarje tragjike ku familja Bardhi ka humbur këto tre vitet e fundit tre familjarë dhe është një ngjarje totalisht tragjike. Për hir të së vërtetës, edhe Kanuni në disa raste nuk po zbatohet, të paktën mirë që themi Kanuni, por besoj që është kaluar edhe çështja e Kanunit, se çështja ligjore në këtë moment, për çështje ligjore nuk mund të flitet”, tha Ibraj.

Ai theksoi se gjakmarrja është një fenomen që vijon të jetë problematik në disa zona të veriut të vendit.

“Besoj që ka qenë gjakmarrja një element kryesor. Ne e dimë tashmë që në zonat e veriut vepron, Mirditë, Dibër, Shkodër, Lezhë, disa zona të veriut ku vepron Kanuni i Lekë Dukagjinit, ku gjakmarrja është një ndër plagët më të thella të shoqërisë sonë shqiptare, të shoqërisë moderne tashmë, se nuk flasim për vitet 1400-1500.”

Avokati kërkoi që Policia e Shtetit dhe organet e drejtësisë të tregohen më të vëmendshme ndaj familjeve që janë përfshirë në konflikte të tilla, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda.

“Besoj që shteti, Policia e Shtetit, organet e sigurisë duhet të jenë në detyrën e tyre për shkak të familjarëve që janë në të tilla problematika, siç është çështja e gjakmarrjes. Besoj që institucionet e shtetit duhet ta zbardhin si çështje shumë shpejt, sepse është një çështje mjaft sensitive. Pra, kemi të bëjmë me tre humbje jete nga e njëjta familje.”

Sipas tij, ngjarje të tilla tronditin opinionin publik dhe kërkojnë një reagim të fortë institucional, veçanërisht në zonat ku ka konflikte të hershme mes familjeve.

“Këto janë ngjarje që trondisin opinionin publik shqiptar dhe çështjen e sigurisë në Republikën e Shqipërisë. Organet e prokurorisë dhe Policia e Shtetit duhet të jenë në gatishmëri në raste të tilla, ku familje të ndryshme janë, sidomos, në gjakmarrje me njëra-tjetrën.”

Ibraj vuri në dukje edhe vështirësitë që paraqesin zonat e thella malore për strukturat e policisë, por tha se puna operative dhe mbledhja e informacionit duhet të jenë më intensive.

“Kemi të bëjmë me zona të vështira, me zona të larta malore, të cilat, për hir të së vërtetës, janë edhe shumë të vështira për t’u mbuluar dhe për t’u mbajtur në ruajtje nga grupet e policisë. Por unë besoj që policia kriminale, sidomos në punën e tyre operative, duhet të marrin informacione për personat që kanë problematika të theksuara, sidomos në çështjet e vrasjes, që të mbikëqyren”, tha ai.

Avokati e cilësoi situatën si një kambanë alarmi për organet e sigurisë publike, duke veçuar qarkun e Lezhës për problematikat e lidhura me krimet e rënda.

“Unë besoj që qarku i Lezhës tashmë është një ndër qarqet më problematike në Shqipëri për sa i përket krimeve të rënda, sidomos të vrasjeve. Besoj që një analizë do ta bëjë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe do të dalë në konkluzionet e duhura për sa i përket kësaj çështjeje.”

Në fund, Ibraj apeloi për ndalimin e konflikteve që çojnë në humbje jete, duke theksuar se as gjakmarrja dhe as Kanuni nuk mund të përdoren si justifikim për vrasjet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.