Flet motra e kryekomisarit: Kjo s’është drejtësi, nuk e prisnim, Gruaja e Lamajt: S’kam asgjë për të komentuar
Kjo nuk është drejtësi. Kemi shpresë se shteti shqiptar do ta vendosë drejtësinë në vend”. Kështu shprehet për “Gazeta Shqiptare”, Esmeralda, motra e kryekomisarit Dritan Lamaj, pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për pafajësinë e Arben Frrokut, personit të akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë.
E pyetur se si e ka pritur këtë vendim, motra e ish-shefit të Komisariatit Nr.6 në kryeqytet, shprehet se nuk e ka pritur. “Ju e merrni me mend se si ndihemi ne pas këtij vendimi. Vendim që nuk e prisnim. Vetëm kjo që nuk është drejtësi”, pohon Esmeralda.
Megjithatë, ajo ka besim tek shteti shqiptar dhe ka shpresë se një ditë drejtësia do të vihet në vend. “Ne kemi besim tek shteti shqiptar, kemi besim se kjo çështje do zgjidhet dhe se drejtësia do të vihet në vendin e saj. Nuk duam të komentojmë shumë rreth kësaj, edhe ju e merrni me mend se si ndihemi ne tani”, shprehet motra e ish-kryekomisarit.
Ndërkohë, “GSH” ka komunikuar edhe me bashkëshorten e ish-shefit të policisë, Anilën, por ajo nuk ka pranuar që të komentojë rreth këtij vendimi. “Nuk kam asgjë për të komentuar. Ju faleminderit”, shprehet bashkëshortja e Dritan Lamaj. Ai u vra në 24 shkurt të vitit 2013 shumë pranë banesës së tij, ndërkohë që për këtë ngjarje u arrestua biznesmeni, Arben Frroku, i cili u shpall i pafajshëm ditën e djeshme nga gjykata.
sa keq po shprehet kjo sesht drejtesi thote Drejetsi qe e ka vendos ilir meta me salen me kompani Fajin e ka populli qe vete dhe voton Ata shume mire bejne se ne i votojme qe i cojme ne kolltuke dhe bejne nje datlindje 50o mije euro etj etj Mos te shkoj asnje ne votime