Ekonomia

Flota e peshkimit, 55% jashtë përdorimit, rrezikon jetën e peshkatarëve

Peshikimi ndonëse nuk është një industri e zhvilluar në vendin tonë sërish mbetet një sektor me interes. Në një dokument të qeverisë pranohet se vlera e prodhimit të peshkimit nga zëniet dhe akuakultura, llogaritet në rreth 40 milion dollarë, raporton Scan TV.

“Në totalin e vlerës rreth 22 milion dollarë e përbën peshkimi në det, bregdet dhe ujëra të brendshme, rreth 8 milion dollarë akuakultura dhe pjesa tjetër midhjet. Vlerësimi i mësipërm është mbi bazën e të dhënave zyrtare mbi prodhimin” thuhet në dokument.

Por ndërsa interesi ka ardhur në rritje duket se për invesitmin më të rëndësishëm që ka ky sektor që është flota situata mbetet problematike.

“Nga një vlerësim i përgjithshëm që i bëhet sot gjendjes teknike flotës së peshkimit në shumë plane rezulton se rreth 55% e saj është pothuajse jashtë përdorimit, çka do të thotë se së pari nuk plotëson kushtet teknike dhe nuk garanton lundrim të sigurt për mjetet dhe sidomos për jetën e peshkatarëve në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe së dyti është jo i leverdisshëm ekonomikisht investimi për rehabilitimin e tyre” thuhet në dokument.

Tjetër problem është mungesa e markatove moderne të peshkut . Në asnjë port në vend nuk ka shitje me shumicë të peshkut e cila ndikon negativisht duke alukuar çmime fikse të peshkut që i blihet peshkatarëve e për më tepër që cilësia është e ulët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button