☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,837 ▲0.19%
DOW 48,100 ▼0.18%
NASDAQ 22,977 ▲0.68%
NAFTA 97.53 ▼0.35%
ARI 4,817 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,031 ▲ +3.1% ETH $2,247 ▲ +3.59% XRP $1.3561 ▲ +2.3% SOL $85.0400 ▲ +3.97%
S&P 500 6,837 ▲0.19 % DOW 48,100 ▼0.18 % NASDAQ 22,977 ▲0.68 % NAFTA 97.53 ▼0.35 % ARI 4,817 ▼0.02 % S&P 500 6,837 ▲0.19 % DOW 48,100 ▼0.18 % NASDAQ 22,977 ▲0.68 % NAFTA 97.53 ▼0.35 % ARI 4,817 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

FMN rikthehet nesër në Tiranë

Konferenca-e-perbashket-per-shtyp-me-shefin-e-FMN-dhe-ministrat-Cani-e-Ahmetaj1-526x350Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të mbërrijë të hënën në Tiranë, për të vijuar bisedimet me ministrinë e Financave, që u lanë përgjysëm në muajin shtator. Sipas burimeve nga ministria e Financave, dy janë temat kryesore ku do të përqëndrohen negociatat dypalëshe, që kanë të bëjnë me buxhetin e vitit 2015 dhe paketën fiskale që shoqëron atë. “ Një mision i FMN-së mbërrin në Tiranë. Ne kemi qenë në proces komunikimi të vazhdueshëm me FMN-në. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Ka debate për një sërë çështjesh, por ne dakortësojmë për vendimet kryesore”, u shprehën burime nga ministria e Financave për ATSH-në.

Burimet thanë se do të diskutohet rreth treguesve të buxhetit të vitit 2015, që të hënën pritet të miratohet në parim nga Parlamenti në seancë plenare dhe më pas të rikthehet në komisionet parlamentare për diskutimin nen për nen, gjatë të cilave mund të bëhen edhe ndryshimet e mundshme.
Bisedimet e ministrisë së Financave me misionin e FMN-së do të përqëndrohen edhe në realizimin e kritereve të performancës, që do të mundësojnë lëvrimin e këstit të prapambetur të kredisë së FMN-së dhe këstit të radhës, disbursimi i të cilave, burimet kanë konfirmuar se pritet të bëhet brenda dhjetorit të këtij viti.
Pjesë e diskutimeve pritet të jetë edhe situata në sektorin energjetik, ku brenda dhjetorit, Enti Rregullator i Energjisë do të marrë vendimin për tarifat e reja që do të hyjnë në fuqi nga 1 janari.
Misioni i FMN-së u largua nga Shqipëria në shtator, pa arritur në atë kohë një marrëveshje me qeverinë shqiptare, çka shtyu disbursimin e këstit të tretë të huasë prej rreth 26 milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.