Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,033 ▼ -4.19% ETH $1,987 ▼ -4.01% XRP $1.3244 ▼ -3.31% SOL $82.5400 ▼ -4.72%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

FMN: Tatimi mbi pronën do të mblidhet nga faturat e energjisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vëren në raportin e plotë të rishikimit të nëntë dhe të dhjetë të marrëveshjes më Shqipërinë se vendi ynë duhet të vijojë politikën e konsolidimit fiskal për të plotësuar objektivin për uljen e borxhit publik, duke këshilluar se duhet një vullnet i fortë politik.

Po në përgjithësi FMN e cilëson programin një sukses, i cili sipas saj bëri të mundur ndaljen e krizës dhe rikthimin e rritjes ekonomike. “Programi e ka vendosur Shqipërinë në një rrugë të qëndrueshme rimëkëmbje me financa publike të shëndosha”, thuhet në dokument.

Sipas dokumentit, programi trevjeçar bëri të mundur shpejtimin e rritjes ekonomike nga 1 për qind në 2013-n në 3.4 për qind vitin e kaluar. Për të njëjtën periudhë deficitit buxhetor dhe kreditë e këqija u ulën ndjeshëm, ndërsa borxhi publik është vendosur në trajektore rënëse.

“Falë angazhimit të autoriteteve shqiptare, ne mundëm të mbështesim reforma kritike për rritjen ekonomike, edhe pse në një ambient të vështirë global”. Duke qenë se marrëveshja trevjeçare me Fondin ka përfunduar dhe para janë zgjedhjet e parlamentare, FMN ka porositur qeverinë që të mos japë stimuj fiskalë.

Duke shpjeguar zbatimin e marrëveshjes, Fondi ka vënë në dukje se duhet përshpejtuar reforma mbi taksën e pronës dhe sipas projektit të qeverise kjo taksë do të vilet tek faturat mujore të dritave dhe ujit. Autoritetet synojnë të fusin një taksë të pronës më 2017, teksa të ardhurat nga tatim mbeten ende të ulëta edhe krahasuar me vendet e rajonit.

FMN thotë se kryeministri ka miratuar një plan veprimi  dhe një grup të veçantë pune që po drejton procesin.

“Kadastra fiskale është duke u zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike. Ministria e Financave është duke zhvilluar projekt pilot në katër zona të mëdha, duke integruar faturat e tatimit të pronës në faturat e energjisë elektrike dhe ujit, për ta shtrirë më tej këtë skemë”, thuhet në raportin e FMN-së.

Konsolidimi fiskal kërkon angazhim politik

FMN nga ana tjetër konsideron se strategjia e konsolidimit fiskal kërkon angazhim të fortë politik. “Autoritetet duhet të përmbahen nga dhënia e stimujve të rinj tatimor.

Plani i veprimit për të futur një taksë të pronës vlerësimi me bazë duhet të zbatohet urgjentisht. Reformat për modernizimin e administratës tatimore janë çelësi për të siguruar konsolidim fiskal në mënyrë efikase dhe përmirësimin e klimës së biznesit”, vlerësohet në raport.

FMN qartësoi se reformat kyçe në administratën tatimore kanë përparuar, duke përfshirë edhe zbatimi i një sistemi të ri të IT-je dhe ristrukturimi i plotë organizativ me një fokus menaxhimin e risku. Megjithatë, kapacitet e administratës tatimore mbeten një sfidë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.