Foda zbulon çfarë u tha lojtarëve në pushimin mes dy pjesëve
Trajneri i përfaqësueses së futbollit të Kosovës, Franco Foda ka folur pas fitores ndaj Sllovakisë, triumf ky me rezultatin 4-3, që i mundëson Kosovës të luajë kundër Turqisë më 31 mars në Prishtinë për të kërkuar biletën që dërgon në Botërorin e futbollit.
Ai tha se ka biseduar me maturi me lojtarët duke u kërkuar që të ruajnë qetësinë dhe të kërkojnë golin e barazimit.
Në fund, Kosova triumfoi me rezultat 4-3 në Bratislavë.
/KosovaPress



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.