☁️
Tiranë 11°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,827 ▼ -0.29% ETH $2,233 ▼ -0.61% XRP $1.1644 ▼ -0.39% SOL $89.0200 ▼ -1.4%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – “Aramco” rrit ndjeshëm fitimet, pavarësisht luftës në LM

RIAD, 4 gusht /ATSH-AFP/ – Gjiganti saudit i naftës “Aramco” njoftoi sot se fitimi i tij neto në tremujorin e dytë të vitit 2026 u rrit me 44% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja u nxit kryesisht nga rritja e fortë e çmimeve të naftës, e shkaktuar nga tensionet dhe lufta në Lindjen e Mesme.

Rezultatet vijnë në një kohë kur konflikti në rajon vazhdon të krijojë paqëndrueshmëri në tregjet globale të energjisë.

Çmimet e naftës dhe gazit kanë luhatur ndjeshëm, duke reaguar ndaj zhvillimeve ushtarake dhe ndërprerjeve të furnizimit.

Një nga faktorët kryesorë ishte konflikti kundër Iranit, i nisur në fund të shkurtit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

Si kundërpërgjigje, Irani bllokoi Ngushticën e Hormuzit, rrugë detare përmes së cilës kalon zakonisht rreth 20% e konsumit botëror të hidrokarbureve.

Ky bllokim shkaktoi ulje të furnizimit dhe rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës.

Gjithashtu, në korrik, rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, shpallën një bllokadë detare kundër Arabisë Saudite në Detin e Kuq, duke shtuar më tej pasigurinë në transportin e naftës.

Sipas kompanisë, fitimi neto arriti në 122,6 miliardë rialë sauditë (rreth 32,7 miliardë dollarë) në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me 85 miliardë rialë (22,67 miliardë dollarë) në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Drejtori ekzekutiv i “Aramco”-s, Amin H. Nasser, tha se kompania arriti të ruajë vazhdimësinë e furnizimit pavarësisht ndërprerjeve të paprecedenta në Ngushticën e Hormuzit.

Ai theksoi se kjo u bë e mundur falë investimeve afatgjata, rrjetit të larmishëm të aseteve, rezervave strategjike dhe veçanërisht tubacionit Lindje–Perëndim, i cili transporton naftën nga Gjiri drejt terminaleve të eksportit në Detin e Kuq.

Falë këtij tubacioni, ”Aramco” vazhdoi të furnizonte tregjet ndërkombëtare me miliona fuçi nafte në ditë, duke zbutur pjesërisht ndikimin e bllokimit të Hormuzit.

Megjithatë, kompania paralajmëroi se rifillimi i luftimeve në korrik ka rritur sërish rreziqet për transportin detar në Ngushticën e Hormuzit dhe në Detin e Kuq.

Për pasojë, pritet që prodhimi i naftës të pësojë një rënie në muajt e ardhshëm nëse situata e sigurisë vazhdon të përkeqësohet./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.