🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,601 ▲1.48%
DOW 53,178 ▲1.32%
NASDAQ 25,914 ▲2.13%
NAFTA 77.86 ▼3.09%
ARI 4,139 ▲1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $63,913 ▲ +1.93% ETH $1,876 ▲ +1.82% XRP $1.0766 ▲ +1.02% SOL $73.8500 ▲ +1.92%
S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 77.86 ▼3.09 % ARI 4,139 ▲1.19 % S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 77.86 ▼3.09 % ARI 4,139 ▲1.19 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Politika

Hapja e Konsullatës në Luginën e Preshevës, Spahiu: Akt historik dhe patriotik i diplomacisë shqiptare

Marrëveshja parimore mes Shqipërisë dhe Serbisë për hapjen e një konsullate shqiptare në Bujanoc dhe një konsullate serbe në Shkodër ka ndezur debat në Shqipëri, ndërsa në Shkodër nuk kanë munguar as protestat kundër kësaj nisme.

Për analistin Kreshnik Spahiu, megjithatë, hapja e konsullatës shqiptare në Luginën e Preshevës përbën një fitore historike dhe patriotike të diplomacisë shqiptare dhe kundërshtimet ndaj saj janë të pabazuara.

“Debati është i ligjshëm por shpesh i paargumentuar. Me mijëra qytetarë flasin pa lexuar ligjin apo parimet e hapjes së konsullatave. Ato janë ekzistenca e një numri emigrantësh, minoriteti me etnitet ndryshe, interesi i marrëdhënieve ndërkufitare, tregtare, ekonomike, kulturore etj. SHBA nuk kanë pakica në Kinë por kanë dhjetëra konsullata. Turqia ka 14 konsullata në Gjermani po jo se ka pretendime territoriale. Unë habitem pse heshtën këta patriotë kur u hapën konsullatat në Korçë e Gjirokastër. A ka minoritet grek në Gjirokastër? Nuk ka!Po në Korçë? Jo! Po kur u hapën konsullatat italiane në Shkodër e Vlorë, u hapën për shkak të emigrantëve. Procesi i Berlini është për zgjerimi ne shërbimit konsullore të 6 vendeve të BP ku bën pjesë dhe Shqipëria. Nga kjo marrëveshje përfitojnë shqiptarët apo serbët? Ka një aspiratë prej dekadash të mijëra shqiptare që jetojnë në jug të Serbisë që jetojnë në trojet e tyre për të cilat ne kemi pretendim dhe do hapet konsullata atje. Është hap historik i diplopmacisë shqiptare për të hapur një konsullatë në Luginën e Preshevës. Shqipëria përfiton 90% në raport me Serbinë që hap një konsullatë nga e cila ska asnjë pretendim. Shkodra nuk rrezikon dhe ska pretendime territoriale për Shkodrën. Ne themi që Lugina e Preshevës është shqiptare. Hapja e konsullatës është jetike. Pse janë kundër kësaj? Pse e dëmtojnë këtë iniciativë patriotike? Marrëveshjet diplomatike janë merr/jep por jo jep Preshevën për Shkodrën. Serbët kanë humbur me këtë marreëveshje por shqiptarët kanë përfituar”, tha Spahiu në Report TV.

Analisti shtoi se në një kohë kur rajoni po ecën drejt rritjes së bashkëpunimit dhe lehtësimit të kufijve, debati për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër është fryrë më shumë sesa duhet.

“Ne nuk rrezikojmë. Ne po shkojmë drejt heqjes së kufijve. Tani paskemi frikë nga një konsullatë? Është një debat shumë i amplifikuar. Serbët duhet të ishin shqetësuar që ne kemi hapur një konsullatë në një territor që ne e pretendojmë si shqiptar”, tha Spahiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.