☁️
Tiranë 12°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,846 ▼ -0.25% ETH $2,236 ▼ -0.52% XRP $1.1639 ▼ -0.71% SOL $89.0600 ▼ -1.31%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

BM – 157 emigrantë shpëtohen pasi gomonia merr flakë dhe përmbyset në La Mansh

LONDËR, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Një gomone me 157 emigrantë u përmbys në La Mansh pasi motori i saj mori flakë gjatë lundrimit drejt Britanisë së Madhe.

Të gjithë personat në bord u nxorën nga uji në një operacion të madh shpëtimi të koordinuar nga autoritetet franceze.

Në operacion morën pjesë anije franceze, dy mjete të Komandës Britanike për Sigurinë Kufitare (Border Security Command), si edhe një mjet i Institutit Mbretëror Kombëtar të Varkave të Shpëtimit (RNLI).

Sipas autoriteteve franceze, emigrantët po transportohen në portin e Boulogne-sur-Mer, ndërsa 54 prej tyre u morën në bord nga anijet britanike dhe u dërguan në Francë.

Ngjarja ndodh vetëm një ditë pasi partia britanike Reform UK prezantoi planin e saj të quajtur “Operation Fortress”, i cili parashikon përdorimin e Marinës Mbretërore për kthimin e emigrantëve në Francë ose Belgjikë.

Lideri i Reform UK, Nigel Farage, reagoi pas incidentit duke deklaruar se “duhet t’i japim fund kësaj situate”, duke shtuar se plani i partisë së tij “do të shpëtojë jetë”.

Kalimet e emigrantëve me gomone në Kanalin Anglez mbeten një nga çështjet më të debatueshme mes Britanisë së Madhe dhe Francës, ndërsa autoritetet vazhdojnë të përballen me një numër të lartë tentativash për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.