☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.72 ▲0.22%
ARI 4,076 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,164 ▼ -5.12% ETH $2,240 ▼ -7.36% XRP $1.1977 ▼ -9.13% SOL $90.1400 ▼ -6.73%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.72 ▲0.22 % ARI 4,076 ▼0.91 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.72 ▲0.22 % ARI 4,076 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Devijuan lumin Devoll dhe ndërtuan pa leje, arrestohen 3 persona në fshatin Gostimë. Në kërkim administratori

Dy persona, punonjës të një subjekti, janë vënë në pranga këtë të martë nga policia pasi u kapën duke gërryer shtratin e lumit Devoll në Cërrik.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë L. X., 35 vjeç, dhe L. B., 42 vjeç, shtetas indianë, të cilët, për llogari të subjektit, u kapën duke gërryer me mjete të rënda shtratin e lumit Devoll. Si pasojë e kësaj veprimtarie, rrjedha e lumit ishte devijuar dhe ekzistonte rreziku i përmbytjes së tokave bujqësore në fshatin Gostimë.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi K. H., 22 vjeç, administrator i subjektit, si dhe është arrestuar një i afërm i tij, shtetasi B. T., 46 vjeç, i cili kishte ndërtuar pa leje pranë vendndodhjes së subjektit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, si dhe administrimit të shqetësimeve të qytetarëve, për subjekte që dyshohet se kryejnë krime kundër mjedisit dhe/ose cenojnë regjimin juridik të tokës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik goditën një rast në këtë fushë, me pasoja në lumin Devoll. Për rastin:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit L. X., 35 vjeç, banues në Cërrik, L. B., 42 vjeç (shtetas indian), banues në Cërrik dhe B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shalës;

-u shpall në kërkim shtetasi shtetasi K. H., 22 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se për llogari të subjektit që administronte 22-vjeçari dhe kishte të punësuar shtetasit L. X. dhe L. B., gërryhej me mjete të rënda, shtrati i lumit Devoll, veprimtari nga e cila ishte devijuar rrjedha e lumit dhe rrezikohej përmbytja e tokave bujqësore në fshatin Gostimë.

Gjithashtu, nga këto veprime rezultoi se subjekti e kryente gërryerjen jashtë koordinatave të përcaktuara në lejen që kishte për këtë veprimtari.

Përveç ndëshkimit penal për shtetasit përgjegjës, subjekti u ndëshkua dhe administrativisht nga strukturat kompetente të IKMT, Tiranë, dhe IMT, Cërrik.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se 46-vjeçari kishte ndërtuar pa leje, në afërsi të zonës ku ndodhej subjekti që administronte i afërmi i tij, shtetasi K. H..

Punohet intensivisht për kapjen e 22-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.