🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.34 ▲0.26%
ARI 4,017 ▲1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,823 ▲ +1.78% ETH $2,291 ▲ +2.16% XRP $1.2756 ▲ +2.09% SOL $92.8100 ▲ +1.44%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.34 ▲0.26 % ARI 4,017 ▲1.94 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.34 ▲0.26 % ARI 4,017 ▲1.94 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Cilit shtet i përket trageti elektrik më i madh në botë?

RIO DE LA PLATA, 14 shtator /ATSH – ANSA/ – Një traget pasagjerësh 100% elektrik, i cilësuar si më i madhi në botë i këtij lloji, ka mbërritur sot në Uruguai, pasi u nis nga Australia.

Anija, e quajtur “China Zorrilla”, do të operohet nga kompania e transportit detar Buquebus në linjën mes qytetit kolonial Colonia, në brigjet e Rio de la Plata, dhe Buenos Airesit.

Trageti ka kapacitet për deri në 2500 pasagjerë dhe 225 automjete. Ndërtimi i tij ka kushtuar rreth 200 milionë dollarë, me një pjesë të financimit të siguruar edhe nga Banka Botërore.

Anija pritet të nisë operimin në mesin e tetorit, duke përshkuar rreth 60 kilometra mes dy brigjeve të Rio de la Plata.

Për furnizimin me energji janë pajisur me stacione karikimi të dy portet turistike, në Buenos Aires dhe Colonia. Trageti furnizohet nga katër bateri gjigante me kapacitet të lartë, të cilat fuqizojnë tetë motorët elektrikë.

Projekti synon të krijojë linjën e parë të transportit detar me propulsim tërësisht elektrik në Amerikën Latine. Sipas kompanisë, projekti nisi pak pas pandemisë së COVID-19.

“China Zorrilla” është ndërtuar me alumin detar me rezistencë të lartë në kantierin Incat Tasmania në Hobart të Australisë.

Më pas, trageti u transportua me një anije të specializuar për ngarkesa të rënda, duke përshkuar më shumë se 15 mijë kilometra deri në portin e Colonia në Uruguai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.