🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 90.14 ▼0.09%
ARI 4,374 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,578 ▼ -1.32% ETH $2,422 ▼ -1.94% XRP $1.3489 ▼ -2.17% SOL $100.1000 ▼ -2.83%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.14 ▼0.09 % ARI 4,374 ▼0.52 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.14 ▼0.09 % ARI 4,374 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Irani sulmon bazat amerikane në LM

– Irani ka nisur sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave amerikane në Jordani, Kuvajt, Irak dhe Bahrein, pas rifillimit të sulmeve amerikane ndaj Iranit, sipas BBC.

Sipas Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, pesë persona, mes tyre një fëmijë, u vranë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën pasi shrapnel nga një raketë amerikane goditi një banesë në Sirik, në jug të Iranit, ku po zhvillohej një dasmë.

Ushtria amerikane ka deklaruar se është në dijeni të raportimeve, por mohon se ka shënjestruar civilë.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se sulmet ndaj Iranit erdhën pas përpjekjeve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) për të sulmuar forcat amerikane dhe anijet tregtare në ngushticën e Hormuzit.

Në kundërpërgjigje, Irani ka lëshuar një breshëri raketash balistike drejt një baze amerikane në Aqaba të Jordanisë.

Autoritetet jordaneze njoftuan se kanë interceptuar 13 raketa, ndërsa nuk janë raportuar viktima.

Edhe Kuvajti raportoi sulme me raketa iraniane, ndërsa disa shpërthime u dëgjuan në Bahrein. Mediet iraniane raportuan gjithashtu sulme ndaj objekteve amerikane në rajonin autonom të Kurdistanit në Irak.

Përshkallëzimi vjen pas një pauze rreth njëmujore në operacionet amerikane kundër Iranit. Situata mbetet veçanërisht e tensionuar në ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme të transportit të naftës në botë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.