⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,886 ▼ -0.08% ETH $2,242 ▲ +0.08% XRP $1.1640 ▼ -2.03% SOL $89.8900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Polonia zgjat edhe për gjashtë muaj kontrollet në kufirin me Gjermaninë

VARSHAVË, 2 shtator /ATSH-DPA/- Polonia ka vendosur të zgjasë edhe një herë kontrollet e përkohshme kufitare me Gjermaninë.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian në Bruksel tha sot se Polonia ka njoftuar Komisionin se kontrollet, të cilat ishin parashikuar të vazhdonin deri më 2 tetor, do të mbahen në fuqi deri më 30 mars të vitit të ardhshëm.

Po ashtu, do të zgjaten edhe kontrollet në kufirin e Polonisë me Lituaninë, në lindje.

Ministria e Brendshme polake njoftoi dje në rrjetin social X se, po planifikonte zgjatjen e kontrolleve.

Arsyeja, sipas saj, është se rruga e migracionit përmes Bjellorusisë dhe vendeve baltike vazhdon të përdoret në mënyrë aktive.

“Polonia nuk përjashton mundësinë e heqjes së kontrolleve më herët, nëse situata në kufi përmirësohet”, tha ministria.

Polonia dhe BE-ja akuzojnë liderin bjellorus, Alexander Lukashenko, se po sjell në mënyrë të organizuar migrantë nga rajone të prekura nga krizat, drejt kufirit të jashtëm të BE-së, me synimin për të ushtruar presion ndaj Perëndimit.

Shumë prej këtyre migrantëve synojnë të vazhdojnë më pas drejt Gjermanisë përmes Polonisë.

Qeveria polake vendosi kontrollet kufitare në korrik 2025, si kundërpërgjigje ndaj masave të marra nga Gjermania.

Gjermania kryen kontrolle të rastësishme në kufirin me Poloninë që prej tetorit 2023, me synim për të frenuar migracionin e parregullt.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, urdhëroi kontrolle më të intensifikuara në kufij, pasi qeveria e re gjermane mori detyrën në maj.

Ai gjithashtu udhëzoi autoritetet kufitare që, në rrethana të caktuara, të kthejnë mbrapsht personat që kërkojnë azil. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.