⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,886 ▼ -0.08% ETH $2,242 ▲ +0.08% XRP $1.1640 ▼ -2.03% SOL $89.8900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rusia po bëhet “gjithnjë e më e pamatur”

BRUKSEL, 2 shtator /ATSH -AA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Rusia po bëhet “gjithnjë e më e pamatur”, duke vënë në dukje rritjen e numrit të dronëve dhe raketave që kalojnë hapësirën ajrore të vendeve aleate dhe shtimin e aktiviteteve dashakeqe që synojnë territorin e NATO-s.

“Rusia është bërë gjithnjë e më e pamatur, ndërsa vazhdon luftën e saj të tmerrshme kundër Ukrainës. Kemi parë më shumë dronë dhe raketa që kalojnë në hapësirën tonë ajrore përgjatë krahut tonë lindor, duke krijuar rrezik të shtuar”, tha Rutte gjatë një konference të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Bruksel.

Rutte tha se NATO dhe BE-ja po punojnë “24 orë në ditë” për të mbrojtur popullsinë e tyre nga kërcënimet në rritje.

Ai përmendi gjithashtu ato që i përshkroi si aktivitete dashakeqe që synojnë drejtpërdrejt territorin e NATO-s, përfshirë zjarret që dyshohet se janë shkaktuar në fabrikat që prodhojnë pajisje mbrojtëse për Ukrainën dhe një “sulm hibrid” rus në Leipzig të Gjermanisë.

“Rreziqet që paraqet Rusia janë të qarta”, tha Rutte, duke hedhur poshtë sugjerimet se veprimet e Moskës mund të përçajnë aleatët e NATO-s ose të dobësojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Gjermania kishte identifikuar Rusinë si përgjegjëse për një përpjekje për të sulmuar avionët e ngarkesave në Aeroportin Leipzig/Hale duke përdorur materiale të përshtatshme për përdorim ushtarak.

“Ne nuk do ta tolerojmë këtë. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Gjermaninë”, tha ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian tha se BE-ja ishte e gatshme të forconte sanksionet kundër Rusisë dhe të mbyllte boshllëqet që po shfrytëzohen nga Moska.

Ajo shtoi se BE-ja kishte marrë një kërkesë të re nga Ukraina me vlerë disa miliardë euro për të mbështetur mbrojtjen ajrore, përfshirë sistemet e avancuara Patriot, dhe tha se vendet anëtare po shqyrtonin kërkesën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.