⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,886 ▼ -0.08% ETH $2,242 ▲ +0.08% XRP $1.1640 ▼ -2.03% SOL $89.8900 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

MOSKË – Rusia thërret të ngarkuarën me punë të Gjermanisë, Berlini drejt mbylljes së konsullatës ruse në Bon

MOSKË, 2 shtator /ATSH -AA/ – Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka thirrur të ngarkuarën me punë të Gjermanisë në Moskë, Beate Finke, për atë që e përshkroi si “veprime dhe deklarata antiruse” nga autoritetet gjermane.

Ministria tha në një deklaratë se ky veprim pasoi thirrjen e ambasadorit rus në Gjermani, Sergey Nechaev, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Sipas Ambasadës së Rusisë, autoritetet gjermane kanë paraqitur protestë lidhur me një incident të 5 gushtit, që përfshinte një përpjekje të dyshuar për përdorimin e një droni të ngarkuar me eksploziv në Aeroportin e Leipzigut, duke fajësuar strukturat shtetërore ruse për aktin e planifikuar të sabotimit, pa paraqitur prova për të mbështetur akuzën.

Gjermania gjithashtu ka njoftuar plane për vendosjen e sanksioneve në nivel të Bashkimit Evropian (BE) dhe në mënyrë dypalëshe lidhur me incidentin.

Sipas ambasadës, masat përfshijnë mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Rusisë në Bon deri më 18 shtator dhe ndërprerjen e një marrëveshjeje ndërqeveritare ruso-gjermane të vitit 2011, që rregullon veprimtarinë e qendrave kulturore dhe informative.

Ambasada tha se masa e fundit do të çonte gjithashtu në mbylljen e Shtëpisë Ruse të Shkencës dhe Kulturës në Berlin, ndërsa punonjësit e konsullatës dhe të Shtëpisë Ruse, së bashku me anëtarët e familjeve të tyre, janë udhëzuar të largohen nga Gjermania, tha ambasada.

Nechaev hodhi poshtë akuzat e Berlinit dhe tha se masat e shpallura nga Gjermania përbëjnë një përshkallëzim të paprecedentë në marrëdhëniet ruso-gjermane.

Ambasadori ka paralajmëruar se masat “nuk do të mbeten pa pasoja”, sipas ambasadës.

  1. Shkëmbimi i fundit diplomatik vjen në kohën e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Gjermanisë, të tensionuara nga lufta në Ukrainë dhe dallimet lidhur me sigurinë evropiane dhe politikën e sanksioneve. /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.