🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,873 ▲ +0.57% ETH $2,242 ▲ +0.86% XRP $1.1615 ▼ -1.92% SOL $89.6700 ▼ -1.03%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Zjarret pushtojnë jugun e Turqisë, mijëra banorë në alarm

STAMBOLL, 8 shtator /ATSH-DPA/- Ekipet e zjarrfikësve në Turqi po përballen me dy zjarre të mëdha pyjore në provincat jugore të Antalias dhe Adanas, njoftoi sot Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve.

Katër zjarre të tjera në zona të ndryshme të vendit janë vënë nën kontroll.

Zjarret që vazhdojnë të jenë aktive, ndodhen në Aksu të Antalias dhe Kozan të Adanas.

Në përpjekjet për shuarjen e zjarreve masive, po marrin pjesë rreth 1 000 punonjës, rreth 30 mjete ajrore dhe mjete të rënda pune.

Zjarri në Aksu nisi dje në mbrëmje dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Disa banesa u evakuuan, ndërsa përkohësisht u mbyll edhe rruga Antalia-Isparta, pasi flakët arritën pranë saj.

Një tjetër zjarr në zonën e Serikut, në Antalia, është vënë nën kontroll.

Ai dëmtoi pesë banesa, të cilat nuk mund të jenë më të banueshme. Tre persona u dërguan në spital për shkak të tymit të flakëve.

Zjarret pyjore janë të zakonshme në Turqi gjatë verës, veçanërisht për shkak të thatësirës së zgjatur dhe erërave të forta.

Ministri i Pyjeve, Ibrahim Yumaklı tha se gjatë vitit 2025 në Turqi, u regjistruan më shumë se 5 000 zjarre, ndërsa 96% e tyre u shkaktuan drejtpërdrejt ose tërthorazi nga aktiviteti njerëzor. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.