☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,226 ▲ +1.02% ETH $2,274 ▲ +1.3% XRP $1.2537 ▲ +0.56% SOL $95.7100 ▲ +0.22%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

DEBATET/ Politika e nis ‘luftën’ që te Konferenca e Kryetarëve, shkak pagat e magjistratëve! PD: Po shkelet Kushtetuta!

Sesioni i ri parlamentar duket se do nisë me avazin e vjetër të sherreve politike për kauza që mund të përdoren politikisht kryesisht nga opozita.

Një prej tyre është edhe kriza e pagave në sistemin e drejtësisë, që ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës sot (8 shtator) në Konferencën e Kryetarëve.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar Kuvendin se nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka deklaruar se mazhoranca e ka respektuar vendimin dhe se përcaktimi i pagave është kompetencë e Parlamentit.

Replika të forta pati mes kreut të grupit të PD dhe atij të PS.

Bardhi i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, duke e akuzuar për mosrespektim të Kushtetutës.

“Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe ju nuk merreni me atë çështje. Për ju nuk ka rëndësi Kushtetuta. Ka një vendim të Këshillit të Legjislacionit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ju nuk veproni. Pasojat janë se gjyqtarët janë pa paga dhe sot gjykatat janë në krizë. Përgjegjës është Kuvendi, i cili nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, mësohet të ketë deklaruar Bardhi.

Më tej, ai ka shtuar:

“Ju jeni kryetari i Kuvendit, i vetmi në histori që konsideroni më të rëndësishëm zbatimin e një akti qeveritar sesa Kushtetutën. Në hierarkinë e normave ju nuk vendosni Kushtetutën e Shqipërisë, por urdhrat e Këshillit të Ministrave. Na folët këtu se si do të jetë sesioni i ri parlamentar, por ju po e nisni këtë sesion duke shkelur Kushtetutën. E mbyllët sesionin e kaluar duke shkelur Kushtetutën, tani po e nisni me shkelje kushtetuese. Do të duhej që ky Kuvend ta niste sesionin dje. Po ju nuk jeni serioz, nuk e njihni Kushtetutën”.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka mbrojtur qëndrimin e mazhorancës, duke deklaruar se Kuvendi ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ka ndjekur procedurat përkatëse.

“Ne kemi respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kemi ushtruar të drejtën tonë kushtetuese për të propozuar ligjin përkatës. Ky krah i Kuvendit nuk ka vënë asnjëherë në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të gjykatave të tjera”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se përcaktimi i nivelit të pagave është kompetencë e Parlamentit.

“Në botën demokratike përcaktimi i pagave është kompetencë e Parlamentit, jo e gjykatave”, deklaroi Balla.

Sipas tij, Grupi Parlamentar i PS-së ka depozituar brenda afateve projektligjin që adreson vendimin e Kushtetueses dhe kërkoi që ai të shqyrtohet sa më shpejt në komisione dhe të kalojë për miratim në seancë plenare.

Përplasja vjen në një kohë kur bojkoti për pagat e gushtit ka prekur administratën dhe sekretarët gjyqësorë, Dhomën Civile dhe Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës, si dhe administratën e Gjykatës së Apelit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.