☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 93.85 ▲2.59%
ARI 4,440 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,474 ▼ -1.23% ETH $2,476 ▼ -0.62% XRP $1.3954 ▼ -0.26% SOL $103.0700 ▼ -1.73%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 93.85 ▲2.59 % ARI 4,440 ▼0.81 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 93.85 ▲2.59 % ARI 4,440 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Kosova

Jashari: Rezultatet e Kosovës në PISA janë alarmante, Ministria duhet të veprojë

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari ka reaguar për rezultatet e nxënësve të Kosovës në testin ndërkombëtar PISA, duke i cilësuar alarmante të dhënat për rënien e performancës në arsim.

Jashari ka thënë se është e papranueshme që rezultatet e nxënësve të Kosovës të vazhdojnë të përkeqësohen, ndërsa arsimi, sipas saj, ende nuk po trajtohet me seriozitetin e duhur.

“Është e papranueshme që rezultatet e nxënësve të Kosovës në PISA të vazhdojnë të bien, ndërsa arsimi ende pret të trajtohet me seriozitetin që meriton”, ka shkruar Jashari.

Ajo ka krahasuar rezultatet me vitin 2015, duke theksuar rritjen e përqindjes së nxënësve që mbeten nën nivelin bazë të aftësive.

“Krahasuar me vitin 2015, përqindja e nxënësve që mbeten nën nivelin bazë të aftësive është rritur me 7 pikë përqindjeje në matematikë, 7 në lexim dhe 11 në shkencë”, ka deklaruar ajo.

Sipas Jasharit, këto shifra janë shqetësuese pasi pas tyre qëndrojnë nxënës që, pavarësisht viteve të kaluara në shkollë, nuk po marrin përgatitjen e nevojshme për jetën.

“Këto shifra janë alarmante, sepse pas tyre janë fëmijë që po kalojnë vite në shkollë pa marrë përgatitjen që u duhet për jetën”, ka shkruar deputetja.

Jashari ka kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin masa konkrete për përmirësimin e gjendjes në arsim.

“Ministria duhet të dalë me masa konkrete, afate dhe përgjegjësi të qarta”, ka theksuar ajo, duke kërkuar bashkëpunim me komunat, mësimdhënësit dhe prindërit.

Deputetja ka thënë se rënia e rezultateve nuk duhet të pranohet si një realitet me të cilin shoqëria duhet të mësohet.

Në fund, ajo ka paralajmëruar për pasojat që mund të ketë neglizhimi i problemeve në arsim.

“Çdo vit i humbur në arsim ua ngushton mundësitë një brezi të tërë. Fëmijët tanë meritojnë veprim tani”, ka përfunduar Jashari. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.