🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 111.71 ▼0.62%
ARI 4,696 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,176 ▼ -0.91% ETH $2,129 ▼ -1.14% XRP $1.3208 ▼ -2.42% SOL $80.3800 ▼ -2.62%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.71 ▼0.62 % ARI 4,696 ▲0.24 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.71 ▼0.62 % ARI 4,696 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

Fondacioni “Soros”: Komentet e Presidentit Meta për komplot, të çuditshme

Në një koment publik të pak ditëve më parë, zoti Meta akuzonte zotin Soros, se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”. Komentet e zotit Meta pasuan mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat ai i konsideron si të paligjshme.

Por si përgjigje ndaj interesimit të Zërit të Amerikës mbi këto akuza, shefja e zyrës së komunikimit të fondacionit “Soros” me seli në Nju jork, Laura Silber, tha se “Fondacioni Shoqëria e Hapur është krenar për rolin që ka luajtur, krahas Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të mbështetur reformën në sistemin gjyqësor në Shqipëri, që është një kërkesë e domosdoshme për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”. Në deklaratën e zonjës Silber thuhet më tej se “karakterizimi që Presidenti Meta i ka bërë kësaj përpjekjeje kaq publike si një komplot, është i çuditshëmNe presim që të takohemi në të ardhmen e afërt me Presidentin Meta, në bazë të ftesës që na ka dërguar”, shton më tej ajo.

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar edhe më parë manjatin e biznesit George Soros për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama. Qëndrimit kritik të zotit Meta iu bashkuan së fundmi në Uashingon edhe disa dhjetra shqiptarë me banim në SHBA. Të dielën (7 korrik) ata protestuan ndaj asaj që e quajtën “ndërhyrje e multimiliaderit George Soros në punët e brendshme të Shqipërisë si dhe kundër kryeministrit Edi Rama”.

“Fondacionet për një Shoqëri të Hapur” janë një rrjet ndërkombëtar organizatash jofitimprurëse, të pavarura, jo qeveritare dhe jo politike që mbështesin financiarisht grupe të shoqërisë civile në sektorë të drejtësisë, arsimit, shëndetit publik dhe shtypit të pavarur në mbarë botën. Në Shqipëri “Fondacioni Soros” e zhvillon aktivitetin që prej vitit 1994.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.