Politika

“Forca e Ligjit”: Ndëshkim prokurorëve e gjyqtarëve të lidhur me krimin

Krimi i Organizuar nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri, prokurorët dhe gjykatësit që kanë lidhje me krimin do marrin ndëshkimin sipas ligjit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj deklaroi sot gjatë aktiviteti për prezantimin e operacionit “Forca e Ligjit”,  se në në fokus do të jetë lufta ndaj krimit të organizuar dhe atij ekonomik.

Ministri u shpreh se, “shteti duhet të ndalë depërtimin në ekonomi të krimit të organizuar dhe për këtë kamë marrë të gjitha përgjegjësitë “.

Gjatë fjalës së tij, Xhafaj ka theksuar se “nuk jemi ne të vetmin në këtë botë të trazuar që e vuajmë këtë të keqe të madhe, përkundrazi, por megjithë progresin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar, jemi larg standardit të një shoqërie ku sundon ligji dhe drejtësia dhe ku ajo është e barabartë për të gjithë”.

“Ne sot i shpallim luftën frontale ndaj kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Në luftën kundër krimit jemi larg standardit ku sundojnë ligji dhe drejtësia dhe ku është e barabartë për të gjithë. Qeveria ka kuptuar rrezikun e krimit për ekonominë dhe qytetarët. Qeveria ka vullnetin për t’u ballafaquar me këtë sfidë. Jemi të vendosur për ta bërë këtë luftë, për të bërë të mundur që ligjit të triumfojë.  Jemi të vendosur të shkatërrojmë rrjetet kriminale dhe fuqinë e tyre ekonomike. Si ministër pranova të marr këtë përgjegjësi. Fuqia e këtyre grupeve kriminale është e madhe dhe sfiduese”, deklaroi ai.

Sipas Xhafajt, krimi në vend ka rritur kontakte me krimin e organizuar në Evropë e më gjerë, por nuk është organizuar në format tipike. “Shteti duhet të dijë të përfitojë nga dobësitë e tij, të mos e lejojmë të depërtojë në ekonomi. Fuqizimi ekonomik dhe bashkimi me krimin ndërkombëtar do të sjellë pasoja shumë të dëmshme të jetës së vendit. Fuqia ekonomike e grupeve është e madhe dhe sfiduese për drejtësinë dhe strukturat e policisë së shtetit, raportet e individëve të krimit me përfaqësues të jetës politike dhe zyrtarë të lartë, janë të identifikuara gjithashtu”, tha ministri, duke shtuar se “kemi depërtim të parave të pista në ekonomi”.

Xhafaj akuzoi se ka prokurorë e gjykatës të lidhur me krimin dhe për to do ketë ndëshkimet ligjore përkatëse.

Faskaj: Verifikimi i të gjitha grupeve kriminale që operojnë në vend

Drejtori i hetimit të krimit të organizuar në Policinë e Shtetit, Idajet Faskaj, deklaroi se është bërë verifikimi i të gjitha grupeve kriminale që operojnë në vend.

“11% e grupeve kriminale në trafiqe të paligjshme, 18% të tjerë në aktivitetin ekonomik. Ne kemi bërë verifikimin e të gjitha grupeve, duke përcaktuar elementet kyç, kur ata kanë kryer vepra penale, si dhe janë përcaktuar lidhjet me biznese, qoftë legale apo ilegale. Jemi në fazën kur policia do përballet me luftën kundër këtyre grupeve, me në krah dhe institucione të tjera. Task-Forca do shtrihet në dy nivele, qendrore dhe rajonale, që do kenë oficerët e policisë gjyqësore, janë katër njësi hetimore. Njësi tjetër e rëndësishme është ajo e bashkëpunimit ndërkombëtar, pasi 40% e tyre janë të shtrirë dhe jashtë vendit. Ka specialistë që janë të gatshëm të kryejnë çdo lloj hetimi, duke bërë koordinimin me partnerët për shkëmbimin e informacionit. Në çdo drejtori vendore do ketë drejtues të njësisë, në koordinancë me Task-Forcën qendrore, për të kryer të gjitha veprimet operacione dhe aksionet e përbashkëta për goditjen e krimit”, tha Faskaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button