Ekonomia

Formalizimi rriti me 27 % numrin e ndërmarrjeve me 2015

Numri i ndërmarrjeve ekonomike aktive për vitin 2015 ishte 104.534 duke u rritur me 22,7 % krahasuar me vitin 2014. Sipas aktivitetit ekonomik, ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë, zënë 43,1 %. Lajmi i dha në publikimin e rezultateve të anketës strukturorë të INSTAT. Shtimi i bizneseve të reja të cilat më vonë në 2016 thuajse kanë kaluar në regjistrin pasiv u nxit nga aksioni i antiinformnalitet.  Nga ky  aksioni u nxit edhe formalizimi i vendeve të punës. Rreth 64 mijë persona që punonin në të zezë u regjistruan në organet fiskale.

Nga analiza e ndërmarrjeve sipas madhësisë rezulton se ndërmarrjet me 1-4 të punësuar mbizotërojnë me 89,3 % ku prodhuesit e shërbimeve zënë 80,3 %. Në tabelën 1 paraqiten treguesit kryesorë të numrit të ndërmarrjeve, të punësuarve, shitjeve neto dhe investimeve për vitin 2015 sipas aktiviteteve ekonomike.

Në vitin 2015, numri i të punësuarve gjithsej është rritur me 64.550 të punësuar ose 17,4 % krahasuar me 2014. Prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me +13,2 p.p, ndërkaq prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me +4,2 p.p. Shitjet neto në 2015 arritën vlerën 1.802 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 3,6 % ndaj vitit 2014. Shitjet e realizuara nga prodhuesit e shërbimeve për 2015 përbëjnë 66,0 % të shitjeve gjithsej dhe kontribuojnë me +1,9 p.p në rritjen vjetore të këtij treguesi.

Investimet u rritën me 14,9 % në vitin 2015, ku investimet nga ndërmarrjet rezultuan në 208 miliardë lekë, në krahasim me 181 miliardë lekë në 2014. Ndryshe nga treguesit e tjerë, prodhuesit e të mirave zënë pjesën më të madhe të investimeve të realizuara duke përbërë 61,8 % të investimeve gjithsej për 2015.

Rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, shprehin se shitjet neto për të punësuar, për vitin 2015 kanë pësuar rënie me 11,7 %, si rezultat i rritjes së numrit të të punësuarve (17,4 %) me një ritëm më të lartë sesa shitjet neto (3.6 %). S

Situata paraqitet e njëjtë për prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve ku shitjet neto për të punësuar patën rënie përkatësisht me 5,8 % dhe 14,9 %. Rënia e këtij treguesi rezultoi nga ritmi më i lartë i rritjes së punësimit në prodhuesit e të mirave dhe shërbimeve (përkatësisht 11,4 % dhe 21,0 %) përkundrejt rritjes së shitjeve neto (me 5,0 % dhe 2,9 %). Ecuria e shitjeve neto për të punësuar sipas prodhuesve të të mirave dhe shërbimeve për vitet 2014 -2015 jepet grafikisht në figurën

Prodhimi është aktivitet i ushtruar nën kontrollin dhe përgjegjësinë e një ndërmarrjeje që kombinon burimet në fuqi punëtore, kapital dhe produkte e shërbime për të prodhuar produkte ose kryer shërbime. Për të studiuar efektivitetin e fuqisë punëtore tek ky aktivitet, llogaritet vlera e prodhimit për të punësuar. Ky tregues për 2015 është 2.550 mijë lekë për të punësuar nga 2.793 mijë lekë për të punësuar rezultuar në 2014. Vlera e prodhimit për të punësuar është më i lartë tek prodhuesit e të mirave (3.908 mijë lekë për të punësuar) në krahasim me prodhuesit e shërbimeve (1.809 mijë lekë për të punësuar). Ecuria e vlerës së prodhimit për të punësuar sipas prodhuesve të të mirave dhe shërbimeve për vitet 2014- 2015 jepet grafikisht në vijim në figurën

 

Ndër treguesit makroekonomik të llogaritur është edhe vlera mesatare e investimeve të kryera për ndërmarrje. Ky tregues është ulur me 6,4 % në 2015 krahasuar me 2014. Ecuria e investimeve të realizuara për ndërmarrje, e detajuar sipas prodhuesve të të mirave dhe shërbimeve për vitet 2014-2015 jepet grafikisht në vijim (Fig.5).

 

Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, 87,3 %, operojnë në aktivitetet e shërbimeve dhe kryesisht në sektorin e tregtisë (ku përfshihen, tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve). Në tregti operojnë 43,1 % e ndërmarrjeve të cilat përbëjnë 48,3 % të shitjeve neto gjithsej të vitit. Sektori i tregtisë kontribuoi me +0,1 p.p në rritjen vjetore prej 3,6 % të shitjeve neto. Të punësuarit në tregti zënë 25,7 % të numrit të të punësuarve gjithsej. Në tregti është investuar vetëm 13,3 % e vlerës gjithsej të investimeve të kryera në të gjithë aktivitetet ekonomike të mbuluara nga vrojtimi.

Shitjet neto në sektorin e shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësia private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike, etj.) janë rritur 19,6 % krahasuar me një vit më parë. Ky sektor ka shënuar rritjen më të lartë të të gjithë treguesve kryesorë për prodhuesit e shërbimeve. Investimet rezultojnë me rritje për të gjithë sektorët e shërbimeve, ndryshe nga viti i kaluar ku rezultonin me rënie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button