☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,038 ▲ +0.24% ETH $2,284 ▲ +1.9% XRP $1.3540 ▼ -0.07% SOL $84.7600 ▼ -0.05%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

FOTO/ Atentati në Tiranë, kush është miku i Devi Kasmit i arrestuar pas vrasjes së tij

Mario Meshini u arrestua nga policia e Tiranës si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit. Por avokati i tij, Ferdinand Ndoja  mohon akuzat, ndërsa shpjegon se Meshini ka parë të gjithë ngjarjen dhe momentin që Kasmi është ekzekutuar, por nuk ka asnjë lidhje.

Avokati thotë se Meshini dhe Kasmi ishin miq, ndërsa autorët i drejtuan edhe atij armën në kokë.

Mario Meshini i arrestuar një ditë më parë është një djalë i ri, me muskuj dhe i apasionuar pas motorave siç shihet edhe në fotot e siguruara.

Foto: Mario Meshini

Ka qenë duke biseduar në kohën e ndodhjes së vrasjes. I ka vendosur pistoletën në kokë edhe Mario Meshinit, ai ka thënë se nuk kam lidhje. Autori, sipas policisë ka ikur në këmbë dhe ka ikur në motor tjetër. Ky ka qenë pa skafandër dhe jo i mbuluar, pasi ka shkuar në banesë ka qenë i tronditur. Arrestimi nuk është për të grumbulluar prova, por e kundërta. Meshini është me arsim të lartë, me biznes, ka biznes familjar, është në gjendje të mirë ekonomike.

Meshini ka thënë se e njeh viktimën dhe rrinte në palestrën e tij. Ai ka thënë që viktima ka pasur probleme me tjerë, ka shpjeguar cdo gjë me ndershmëri. Ata ishin miq, familjarët e tij kanë qenë në varrim dje. Meshini u shoqërua dje pasdite rreth orës 17:00” deklaroi avokati. Mario Meshini, i arrestuar mbrëmë nga policia e Tiranës, dyshohet se është bashkëpunëtori i Domart Konjarit në vrasjen e Kasmit para dy netësh. Ai dyshohet se ka ndihmuar autorët që të largohen  nga vendi i ngjarjes.

Meshini dyshohet se ka ndihmuar autorët që të largohen  nga vendi i ngjarjes, por avokati i tij e ka mohuar akuzën.

Megjithatë, policia u mbetet dyshimeve se ai ka pasur dijeni për ekzekutimin, ndërsa ndihmoi autorët që të largoheshin. “Ne vijim te veprimeve te kryera nga grupi i posaçem i ngritur prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine prane Rrethit Gjyqesor Tirane per zbardhjen e vepres penale “Vrasja me paramendim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e kryer në bashkëpunim u ndalua Mario Meshini i dyshuar si i perfshire ne vrasjen e shtetasit Devi Kasmi” deklaron policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.