Kjo është pamja që sot po mbretëron në gjithë qytetin e Kumanovës, e veçanërisht në Lagjen e Trimave, ku edhe është zhvilluar pjesa më e madhe e luftimeve dy ditë rresht.
Në fotografitë e mëposhtme, të cilat i ka bërë sot gazetari Fatos Bytyçi, shihen shtëpi, rrugë e vetura të djegura e të shkatërruara.
Gjendja në Kumanovë i është kthyer normalitetit pas dy ditësh luftime të ashpra mes një grupi të armatosur i cili thuhet të jetë shqiptar dhe policisë maqedonase.