Ekonomia

FOTOT / Veliaj: Përfundon në vjeshtë faza e parë e Pazarit të Ri

Pazari i ri në sheshin “Avni Rustemi” në kryeqytet ka nisur të marrë formë. Punimet për realizimin e këtij projekti madhorë kanë ecur me ritme të larta dhe është parashikuar që në vjeshtën e këtij viti të ketë përfunduar faza e parë e ndërtimit të Pazarit të Ri. Këtë fakt e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili në rrjetin social twitter ka postuar edhe disa foto nga punimet që po kryhen në teren.

 “Mjeshtrat po ecin shpejt te Pazari i Ri. Mbaron në vjeshtë Faza I-rë e projektit që më shumë se treg, krijon komunitet”, shkroi Veliaj në komentin që shoqëron këto foto. “Pazari i ri” në sheshin “Avni Rustemi” falë mbështetjes edhe të Fondit Amerikan të Zhvillimit shumë shpejt do të kthehet në një hapësirë që do shërbejë jo vetëm për tregti e biznes, por edhe si një zonë relaksi e turistike. Projekti parashikon rehabilitimin total të sheshit “Avni Rustemi” dhe zonës së “Pazarit të Ri”, restaurimin e ndërtesave tradicionale të zonës, ndërtimin në të ambienteve të nevojshme moderne për tregtarët dhe e shoqëruar kjo me një hapësirë pedonale.

 Kjo pasi projekti synon që ta kthejë një hapësirë multifunksionale, ku gjatë paradites të shërbejë si një treg për banorët e zonës dhe pasdite në një shëtitore dhe ambient relaksues, ku nuk do të mungojnë baret dhe restorantet që gatuajnë ushqim tradicional shqiptar, artizanë, duke u shndërruar kështu në një epiqendër të turizmit në Tiranë.

Ky projekt do të realizohet në disa faza, ku pas kanalizimeve, do vijohet me nënkalimin dhe më pas me fazat e tjera të ndërtimeve në sipërfaqe. Zbatimi i projektit ka nisur në muajin tetor dhe aktualisht po punohet me rrjetin e kanalizimeve, ndërsa ka nisur dhe ndërtimi i markatës së fruta-perimeve. Më pas puna do të vijojë me ndërtimin e markatës së mishit dhe të peshkut. 

tregu 3tregu 2tregu 1tregu 5

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button