Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,636 ▲ +0.37% ETH $2,155 ▲ +0.27% XRP $1.4462 ▼ -0.48% SOL $90.0600 ▲ +0.64%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Franca, mbështetje çertifikimit të prodhimeve bujqësore shqiptare

Thellimi i bashkëpunimit midis Francës dhe Shqipërisë në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit ishte në fokus të takimit mes ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe Ambasadorit të  Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi. 

Përsa i përket sektorit bujqësor u ra dakord që të jepet mbështetje çertifikimit i disa prodhimeve bujqësore shqiptare të origjinës gjeografike të kontrolluar, ku u evidentuan veçanërisht djathi i bardhe i dhisë, vaji i ullirit me varietetin Kalinjot, dhe verërat shqiptare të prodhuara me varietete rrushi autokton.

Ky çertifikim do të krijonte prodhimet e para shqiptare të markës të cilat do të njiheshin në tregun ndërkombëtar si prodhime tipike dhe autentike shqiptare.

Në fushën e peshkimit u diskutua rreth mundësisë së krijimit të një shkollë peshkimi, “tip anije” të pajisur me të gjitha instrumentet e nevojshme për trajnimin e peshkatarëve dhe operatorëve të peshkimit për teknikat dhe shfrytëzimin e balancuar të rezervave të peshkut.

Në sektorin e blegtorisë është theksuar nevojën për modernizimin dhe fuqizimin e stacionit të bagëtive të imta në Korçë, si një qendër e përmirësimit racor të të imtave në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.