Franca nuk gjen qetësi, një person me kallash merr peng 3 persona në një zyrë postare
Pas terrorit një javë më parë ku mbetën të vrarë 17 persona, një pengmarrje raportohet sot në Francë. Mediat e huaja njoftojnë se një person i armatosur ka marrë peng 3 persona në një zyrë postare. Personi është i armatosur me kallashnikov.
Ngjarja po zhvillohet në veriperëndim të Parisit, në Colombes, ndërsa pengmarrësi njihet nga policia si një person i dënuar disa herë për krime të vogla.
Policia pritet të fillojë negociatat me pengmarrësin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.