⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,796 ▼ -0.23% ETH $2,235 ▲ +0.11% XRP $1.1611 ▼ -2.89% SOL $89.6500 ▼ -1.01%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – 44 të plagosur pasi treni del nga shinat në veriperëndim të vendit

PARIS, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën 44 persona janë plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë, pasi një tren rajonal doli nga shinat në veriperëndim të Francës.

Treni, që transportonte rreth 180 pasagjerë, po udhëtonte në linjën mes Rouen dhe Kaen kur një pjesë e tij doli nga shinat.

Sipas televizionit francez BFMTV, i cili citoi prefektin lokal, treni u përplas me një objekt ende të paidentifikuar.

Si pasojë, një vagon u përmbys, ndërsa katër vagonë të tjerë dolën nga shinat.

Një grua pësoi plagë të rënda, ndërsa 43 personat e tjerë të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor.

Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, kishte deklaruar fillimisht se rreth 20 persona ishin plagosur, por numri u rrit më vonë në 44.

Shkaqet e sakta të aksidentit dhe natyra e objektit me të cilin u përplas treni mbeten ende për t’u përcaktuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.