☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Skenë si në filma, shqiptari i burgosur për trafik droge arratiset nga spitali në Greqi! Grupi i armatosur e me makina “po

Një arratisje spektakolare ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Greqi, gjatë transferimit të një të burgosuri nga Burgu i Nigritës drejt Spitalit të Përgjithshëm të Serres.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të së premtes, në oborrin e spitalit, pranë krahut psikiatrik, ku automjeti i transportit ndodhej bashkë me të burgosurin dhe dy punonjësit që e shoqëronin.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje u shfaqën dy automjete me drita që ngjanin me makina policie. Personat që ndodheshin në to iu afruan automjetit të burgut dhe, nën kërcënimin e armëve, neutralizuan eskortën, informon “Protothema”.

Më pas, të armatosurit ndihmuan të burgosurin të largohej nga vendi i ngjarjes. Gjatë arratisjes, ata dyshohet se morën edhe armën e shërbimit të një prej punonjësve të burgut. Pas kësaj, autorët u larguan me automjetet e tyre dhe humbën gjurmët.

I arratisuri është një shtetas shqiptar 41-vjeçar. Ai ishte arrestuar vitin e kaluar nga oficerët e Krimit të Organizuar, i dyshuar për tentativë vrasjeje në Selanik, pas një incidenti të ndodhur në një mensë.

Sipas informacioneve, 41-vjeçari dyshohej gjithashtu për përfshirje në raste të lidhura me armët dhe trafikun e drogës.

Pas arratisjes, autoritetet greke nisën një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e shqiptarit dhe personave të armatosur që organizuan dhe realizuan arratisjen. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur mënyrën se si u organizua ndërhyrja dhe identitetin e personave që morën pjesë në të.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.