☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ishin kthyer në tmerrin e plaçkitjes së banesave në Fier, arrestohen 3 ‘skifterët’! Akuzohen edhe për drogë, dyshohen

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pasi dyshohen për disa vjedhje të kryera.

Në pranga kanë rënë një 43-vjeçar dhe një 31-vjeçar, të dy banues në Gjirokastër, si dhe një 41-vjeçar, banues në Tepelenë.

Tre të arrestuarit u kapën në qendër të Patosit, teksa lëviznin me një automjet. Gjatë kontrollit fizik, njërit prej tyre iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të arrestuarve, policia gjeti dhe sekuestroi një tjetër sasi të lëndës narkotike.

Sipas hetimeve, tre personat dyshohet se më 5 dhe 6 gusht kanë vjedhur dy banesa në lagjen “1 Maji” dhe në fshatin Dukas të Patosit. Nga banesat dyshohet se kanë marrë bizhuteri floriri, 3500 euro dhe dy telefona celularë.

Gjithashtu, më 9 shtator, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata dyshohet se kanë tentuar të vjedhin dy banesa në fshatin Zharrëz të Patosit.

Policia, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale dhe zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve ku mund të jenë përfshirë në qarqet Fier dhe Gjirokastër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.