⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,796 ▼ -0.23% ETH $2,235 ▲ +0.11% XRP $1.1611 ▼ -2.89% SOL $89.6500 ▼ -1.01%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump viziton Irlandën, masa të forta sigurie në të gjithë vendin

UASHINGTON, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump, pritet të mbërrijë në Irlandë sot paradite, në kuadër të një vizite zyrtare që ka sjellë një nga operacionet më të mëdha të sigurisë të zhvilluara ndonjëherë nga policia irlandeze.

Presidenti Trump do të zhvillojë takime në kryeqytetin Dublin, ndërsa një pjesë e vizitës do të zhvillohet në resortin e tij të golfit në Doonbeg, në County Clare, ku po mbahet turneu Irish Open.

Kryeministri irlandez, Micheal Martin, tha se mezi pret të mirëpresë presidentin amerikan dhe të diskutojë çështje me interes të përbashkët, duke theksuar lidhjet e forta ekonomike, kulturore dhe njerëzore mes Irlandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Trump pritet të takohet edhe me presidenten irlandeze Catherine Connolly në rezidencën zyrtare Aras an Uachtarain në Dublin.

Connolly është shprehur më parë kritikisht ndaj presidentit amerikan.

Më pas Trump do të zhvillojë një takim me kryeministrin Martin në Farmleigh Estate.

Në programin e vizitës janë parashikuar gjithashtu aktivitete në rezidencën e ambasadorit amerikan në Irlandë, Deerfield.

Vizita zhvillohet në një atmosferë të tensionuar, pasi janë planifikuar disa protesta kundër presidentit amerikan.

Komisioneri i policisë irlandeze, Justin Kelly, deklaroi se protestat paqësore do të lejohen sa më shumë të jetë e mundur, por policia nuk do të tolerojë trazirat publike apo përpjekjet për të penguar lëvizjet e presidentit.

Zëvendëskryeministri irlandez, Simon Harris, do të jetë në aeroportin e Dublinit për të pritur Trumpin gjatë zbritjes nga “Air Force One”.

Harris e cilësoi vizitën si një mundësi për të theksuar lidhjet e thella dhe afatgjata mes dy vendeve.

Sipas Harris, SHBA-ja është partneri më i madh tregtar dhe investues i Irlandës.

Më shumë se 900 kompani amerikane punësojnë drejtpërdrejt rreth 245 mijë persona në Irlandë, ndërsa afro 800 kompani irlandeze punësojnë mbi 200 mijë persona në SHBA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.