⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,796 ▼ -0.23% ETH $2,235 ▲ +0.11% XRP $1.1611 ▼ -2.89% SOL $89.6500 ▼ -1.01%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

HAPËSIRË – Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka që sfidon teoritë për formimin e planetëve

MEDISON (SHBA), 12 shtator /ATSH/ – Astronomët kanë zbuluar një ekzoplanet jashtëzakonisht të pazakontë, GJ 523b, me një masë rreth 23,5 herë më të madhe se Toka, por që, ndryshe nga sa parashikojnë modelet e formimit planetar, duket se ka mbetur kryesisht shkëmbor dhe nuk është shndërruar në një gjigant të pasur me gaz, sipas BBC.

Planeti është rreth 2,55 herë më i gjerë se Toka dhe dendësia e tij e lartë sugjeron se përmban relativisht pak atmosferë.

Ai u identifikua fillimisht nga sateliti i NASA-s TESS, i cili zbulon ekzoplanete duke regjistruar ndryshimet e vogla në shkëlqimin e yjeve kur një planet kalon përpara tyre.

Matjet pasuese u kryen nga studiues të Universitetet të Uinskansin në Medison, duke përdorur teleskopin WIYN 3,5-metërsh në Observatorin Kombëtar Kitt Peak në Arizona.

Vëzhgimet treguan se GJ 523b ka një dendësi rreth 126, 82 gramë për inç kub dhe përfundon një orbitë rreth yllit të tij çdo 17,75 ditë.

Sistemi planetar vlerësohet të jetë rreth 170 milionë vjeç.

Një planet që nuk ndjek rregullat e pritshme
GJ 523b ndodhet në një zonë të pazakontë mes planetëve shkëmborë dhe gjigantëve të gaztë.

Në Sistemin Diellor, shkencëtarët mendojnë se Jupiteri dhe Saturni filluan të grumbullonin me shpejtësi sasi të mëdha hidrogjeni dhe heliumi pasi bërthamat e tyre arritën afërsisht 20 masa të Tokës.

GJ 523b e ka kaluar këtë kufi, por nuk duket se ka zhvilluar një mbështjellës të trashë gazor.

Kjo e bën atë një lloj “mega-Toke”, një term jozyrtar që përdoret për planetët shkëmborë jashtëzakonisht masivë.

Një mundësi është që planeti të ketë lindur fillimisht me një atmosferë shumë më të trashë, por ta ketë humbur pjesën më të madhe të saj për shkak të rrezatimit dhe aktivitetit të yllit të ri.

Një tjetër hipotezë është një përplasje gjigante mes dy planetëve, e cila mund të ketë krijuar një trup më të madh shkëmbor ndërsa pjesën më të madhe të gazit e ka dëbuar në hapësirë.

Megjithatë, këto janë ende vetëm hipoteza.

Studiuesit theksojnë se është e vështirë të nxirren përfundime të përgjithshme për formimin e planetëve nga vetëm një shembull.

Zbulimi i 20-30 planetëve të ngjashëm mund t’u mundësojë astronomëve të kuptojnë nëse GJ 523b është një rast i rrallë apo pjesë e një klase më të gjerë planetësh.

Nëse konfirmohet nga studime të mëtejshme, ky planet mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë pse disa botë arrijnë përmasat e gjigantëve të gaztë, ndërsa të tjera mbeten shkëmbore edhe pasi kalojnë kufirin ku pritej të fillonin të grumbullonin sasi të mëdha gazi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.