Bota
FRANCË – Le Pen voton në një ish-qytet minerar, Macron në bashkinë ku u martua
Kandidatja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen votoi sot në zgjedhjet presidenciale.
E veshur me një kostum blu të errët dhe duke u buzëqeshur të gjithëve, Le Pen votoi në Henin-Beaumont, në veri të Francës, ish-qytet minerar dhe tani një bastion i partisë Fronti Kombëtar.
Ndërkohë, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte votuan në bashkinë e qytetit Le Touquet, në veri të Parisit, në të njëjtën ndërtesë ku ata ishin martuar, 10 vite më parë.
Macron ishte i veshur me kostum blu të thellë dhe kravatë blu.