☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 103.14 ▲1.74%
ARI 4,715 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,853 ▼ -0.09% ETH $2,096 ▲ +1.04% XRP $1.3375 ▼ -0.05% SOL $82.8400 ▼ -1.12%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 103.14 ▲1.74 % ARI 4,715 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Francë, policia e njihte vrasësin e policit në Paris

Agresori i Parisit kishte qenë një person i njohur për policinë. Zyrtarët francezë ende nuk e kanë bërë publik identitetin e tij, të cilin e zbuluan nga dokumentet që burri kishte lënë në makinë.

39-vjeçari, sipas mediave lokale, jetonte në një periferi të kryeqytetit dhe konsiderohej si radikal i mundshëm islamik. Ai qëlloi për vdekje një polic të enjten e plagosi dy të tjerë, përpara se të vritej nga forcat e sigurisë në Champs-Elysees.

Një prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore. Përgjegjësinë e ngjarjes nxitoi ta merrte përsipër Shteti Islamik, siç ka ndodhur rëndom kohët e fundit me sulmet nëpër Europë.

Rikthimi i terrorit në Paris shënjestroi sërish një prej zonave ikonë të kryeqytetit francez. Ai vjen në kohën kur vendi përgatitet për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën. Presidenti François Hollande u shpreh i bindur se sulmi kishte sfond terrorist e shtoi se forcat e sigurisë kanë mbështetjen e plotë të kombit francez dhe se në nder të policit të rënë në krye të detyrës do të zhvillohen homazhe.

Liderja e Frontit Nacional, Marine le Pen dhe kandidati i qendrës së djathtë, François Fillon i anuluan impenjimet e parashikuara për të premten, që është dhe dita e fundit e fushatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.