Kronika

Fredi Beleri nuk do të betohet si kryetar bashkie, GJKKO refuzon sërish presionet e Athinës

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Pasi dëgjoi palët, ku avokatët pretenduan se Belerit i duhej dhënë leje për të bërë betimin, prokurorët thanë se kjo nuk është e mundur pasi nuk parashikohej në ligj. Po ashtu edhe Drejtoria e Burgjeve deklaruan se kjo nuk parashikohet në ligj.

Pas rrëzimit të kërkesës së Belerit, Vangjel Dule u shpreh foli jashtë gjykatës dhe deklaroi se ky ishte një vendim i paralajmëruar një javë më parë nga kryeministri, Edi Rama.

Një vendim i paralajmëruar. Kryeministri i vendit, i parapriu javën e kaluar vendimit të gjykatës me verdiktin e tij. Çështja Beleri është vetëm një kakofoni në drejtësi, ku orkestra dhe interpretimi realizohet nga kryeministri i vendit. Beleri i privohet e drejta kushtetuese prej 7 muajsh dhe çdo qytetari të Himarës i privohet e drejta për të zgjedhur.

Rama kërkon me çdo kusht të mbajë në krye të bashkisë së Himarës, një kryetar të pavotuar, me qëllim që të vazhdojnë aferat korruptive, që kanë për synim tjetërsimin e statusit pronësor, në favore klienteliste. Kjo nuk është në ndërhyrje në punët e drejtësisë, është një mendim që secili mund ta shpreh”, tha Dule.

Së bashku me Dulen, të pranishëm ishin dhe një grusht mbështetësish të Belerit të cilët shpalosën një pankartë të madhe ku shkruhej: “Himara zgjodhi Belerin si kryetar të bashkia, tirania nuk do fitojë”. Mbështetësit e Belerit nisën të brohorasin për vendimin: “Turp, turp, turp...”

Vlen të theksohet se pavarësisht presioneve të mëdha nga Athina, drejtësia nuk e ndryshoi qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë që edhe senaca është shoqëruar me tensione dhe akuza nga ana e Belerit ndaj drejtësisë. Gjatë seancë, ai tha se mbajtja e tij në burg ndodh për shkak të interesave të kryeministrit. Gjithashtu ai shtoi se ka pasur presion politik ndaj SPAK dhe GJKKO për çështjen e tij.

Ndaj meje po bëhet një padrejtësi për interesa politike dhe financiare. Zgjatja, shtyrja, përcjellja nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi. Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time. Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësore, duke na ndarë në grekë dhe jo grekë. Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë force. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Po dëgjojmë çudira në këtë gjyq.

Sot po drejton bashkinë e Himarës dikush që nuk është i mandatuar nga votuesit. Ai ndërkohë po jep tendera dhe po abuzon me bashkinë e Himarës duke lejuar ndërtime pa leje. Po mbahem në burg sepse kështu i intereson kryeministrit. Insistimi i vazhdueshëm i SPAK për të dalë kundër kërkesës pavarësisht se nuk e ka për obligim ligjor tregon presionin politik që ka. Në presion dukshëm janë edhe GJKKO e burgjet. Jam mandatuar për të drejtuar bashkinë, jam zgjedhur nga votuesit e Himarës, që më besuan në procesin e përzgjedhjes si kandidat por edhe o koalicionit bashkë fitojmë por edhe si fitues i zgjedhjeve”, u shpreh Beleri gjatë seancës.

Kujtojmë se i zgjedhuri në zgjedhjet vendore të 14 majit si kryetar i Bashkisë Himarë, Alfred Beleri, u arrestua dy ditë para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button