🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,685 ▼ -2.33% ETH $2,073 ▼ -2.65% XRP $1.3903 ▼ -2.64% SOL $86.8900 ▼ -3.9%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Kosova

Frika e dy palëve për Asociacionin

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një intervistë për gazetën ‘Zëri’ ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është një nga arritjet më të mëdha në vitet e fundit.

Ai duke folur për Asociacionin tha se frika e qartë e shqiptarëve të Kosovës është se Asociacioni mund të kthehet në Republika Srpska, që nuk do të ndodhë.

“Besoj se dialogu është një nga arritjet më të mëdha në vitet e fundit. Edhe tani kam frikë se nuk është i dukshëm këtu në Kosovë për fat të keq, por kjo është një arritje. Dialogu është e vetmja mënyrë se si të ballafaqoheni me problemet dhe element kyç është me të vërtetë për integrimin e serbëve në Kosovë, duke filluar me zgjedhjet, kemi shpërbërjen e policisë serbe, kemi shpërbërjen e mbrojtjes civile serbe, kemi integrimin e gjyqësisë, ju keni procesin e integrimit. Ndoshta nuk po ecën shpejt, mjaftueshëm për  njerëzit në Kosovë, por është duke ndodhur, kështu që unë e shoh si një fakt tashmë”, tha ai.

Zhbogar ka edhe folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, mendoj se të dyja palët, serbët dhe shqiptarët në Kosovë, duhet të kenë parasysh dy fakte: E para ekziston frika në të dy anët. Frikë e qartë e shqiptarëve të Kosovës është se Asociacioni mund të kthehet në Republika Srpska, që nuk do të ndodhë. Në anën tjetër ne kemi frikën e serbëve të Kosovës se nuk janë të mbrojtur mjaftueshëm në Kosovë dhe ata mendojnë se kanë nevojë për mbrojtje me anë të Asociacionit, në mënyrë që ata të mundë të integrohen më lehtë. Mendoj se të dyja palët duhet të njohin frikën e palës tjetër”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.